Zbulohet pagesa për Manajn, Interit do ia paguajnë shumë vite me këste

Klubi i Albacetes ka finalizuar blerjen e Rei Manajt nga Interi, duke bërë të tijin sulmuesin shqiptar i cili kishte kaluar vitin e fundit në radhët e ekipi të La Liga 2. Në klub janë të bindur se djaloshi mund të shkëlqejë, për këtë arsye kanë pranuar që të paguajnë te Interi shumën që kërkonin zikaltërit për kartonin e tij.

Sipas mediave spanjolle, pagesa e kartonit të Manajt kap shifrën 2 milionë euro, por ajo do të kryhet në mënyrë shumë të veçantë, më saktësisht me këste.

Një shifër që kalon 200 mijë eurot i ishte paguar Interit që në janar, për të zgjatur deri në fund të edicionit huazimin e futbollistit, sipas akordit të paracaktuar mes palëve. Ndërsa pjesa tjetër që mbetet, prej më shumë se 1,7 milionë eurosh, do të shtrihet në kohë në disa vite.

Klubet kanë rënë dakord që Albacete të paguajë kartonin e Manajt me “këste” të shtrira në shumë vite, ose të bëjë pagesën e plotë nëse arrijnë akord të transferojnë lojtarin në një skuadër tjetër. Mediat spanjolle nuk flasin për një klauzolë riblerje nga Inter, që do të thotë se zikaltërit kanë vendosur të heqin dorë përfundimisht nga sulmuesi shqiptar. /vipsport.al/