Vllaznia pa plan dhe trajner, klubi nuk ka siguruar ende financat për Superioren

Vllaznia prezantoi Herald Markun dhe Dejan Shehin, e madje në Shkodër është folur se ka një akord edhe me trajnerin Agim Canaj. Por, duket se nuk ka një plan konkrete, madje duket se sa herë ka krizë apo mosmarrëveshje, del drejtori teknik turk, Engin Firat.

Vllaznia e sezonit të ardhshëm, momentalisht, duke qenë se është një ekip bashkia dhe varet 100% nga institucioni vendor nuk ka ende asnjë perspektivë, madje edhe financat nuk janë të garantuar.

Në fakt trumbetohet me të madhe buxheti, por duke pasur parasysh faktin se ka akuza, nga drejtues të stafit, lojtarë e ish-lojtarë se kanë muaj që nuk paguhen, e ardhmja duket shumë e dyshimtë!

Po fliten shumë lëvizje e rikthime lojtarësh, por më parë në Shkodër për ta çuar Vllazninë aty ku e meriton duhet që të sigurojnë financat, ndryshe do ta kenë shumë të vështirë, pasi aktualisht nga Vllaznia po largohen edhe shkodranët…!

E.S./Vipsport.al/