Vllaznia e Laçi kërkojnë portierin e njohur lezhjan

Elson Demi ka luajtur me skuadrën e Besëlidhjes në Superiore dhe në Kategorinë e Parë, por edhe me Butrintin e vitin e shkuar me Ilirinë. Demi aktualisht është në kulmin e karrierës dhe oferat për të nuk mungojnë. Madje ka edhe ekipe të Superiores që duan shërbimet e tij.

Vllaznia, por edhe Laçi e duan “gardianin” shtatlartë që ta kenë në gjirin e vet. Elson Demi, aktualisht është  29 vjeç dhe synon që të provojë një eksperiencë në elitë nëse gjen gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubeve që kërkojnë shërbimet e tij.

Demi aktualisht është me pushime dhe me shumë gjasa brenda javës që vjen pritet që të vendosë për të ardhmen e vet, madje e joshin skuadrat e Superiores. Gjithsesi, kurrë mos thuaj kurrë…!

E.S./Vipsport.al/