(Video) / Zyrtare, Skënderbeu i “dorëzon” Kukësit Enis Gavazajn!

Enis Gavazaj nuk do të luajë në Korçë ashtu si dhe ishte planifikuar, por do të jetë pjesë e Kukësit. Pak minuta më parë, klubi kuksian ka zyrtarizuar duke prezantuar afrimin e ri që është një lojtar mjaft cilësorë, ndonëse në sezonin e fundit nuk ka luajtur rregullisht!

Enis Gavazaj u bë edhe pjesë e Kombëtares kuqezi, ndërsa duhet theksuar se ai ka qenë në pronësi të skuadrës korçare, të cilët e dhanë në huazim në kampionatin rus dhe në atë bjellorus.

Siç edhe bën të ditur klubi kuksiane, Gavazaj firmos për dy vite me skuadrën verilindore që vazhdon të pasurojë organikën me kualitete.

Me sa duket, Gavazaj rikthehet në Superiore dhe me një skuadër me pretendime madhore si Kukësi për të kapur formën e tij më të mirë, por edhe për t’u bërë sërish pjesë e Kombëtares kuqezi.

E.S./Vipsport.al/  

 

View this post on Instagram

 

#WelcomeEG7️⃣

A post shared by F.K. KUKËSI (@fkkukesialbania) on