VIDEO / Uzuni humb penallti në ndeshjen e parë të kampionatit, i lë vendin talentit Tuci

Ndeshja e parë e këtij sezoni në kampionatin kroat nuk ka qenë me fat për Myrto Uzunin, i cili e ka parë veten protagonistin negativ të ndeshjes që skuadra e Lokomotiv Zagreb ka humbur me Dinamon e Zagrebit me shifrat 3-0.

Si zakonisht, Uzuni ishte titullar në radhët e skuadrës së tij, bashkë me Kastratin, i cili e ndihmonte në fazën sulmuese. Në minutën e 38 të sfidës, ishte pikërisht Kastrati ai që fitoi një penallti, duke i dhënë mundësinë Lokomotiv të barazonte shifrat pasi Dinamo kishte kaluar në avantazh që në minutën e 17.

Goditjen e mori përsipër Uzuni, por gjuajtja e tij ishte shumë e lehtë për portierin vendas që kuptoi gjithçka dhe e priti tentativën e futbollistit të përfaqësueses shqiptare. Dinamo dominoi dhe shënoi edhe 2 gola të tjerë në vijim, ndërsa Uzuni la fushën e lojës në minutën e 82-të.

Në vend të tij, u aktivizua talenti shqiptar Indrit Tuci. 18-vjeçari ka firmosur që në janar në Kroaci, por eteëm tani pati mundësinë të debutonte me skuadrën e parë të Lokomotiv Zagreb. /vipsport.al/