VIDEO/ Tre kartonë të kuq dhe një supergol nga Ibraimi, Shkëndija i jep lamtumirën Europës

Shkëndija e Tetovës nuk ka arritur të bëjë asgjë në transfertën e Luksemburgut ndaj Dudelanzhit, aty ku barazoi me rezultatin 1-1. Të besuarit e Qatip Osmanit, kanë pasur mundësi për të shënuar disa herë duke goditur edhe traversën, por në pjesën e dytë kanë qenë vendasit ata të cilët kanë gjetur golin e avantazhit.

Shkëndija u mund edhe në ndeshjen e parë me rezultatin 1-2 dhe tashmë i jep lamtumirën Ligës së Europës. Pak javë më parë, kuqezinjtë u eliminuan edhe nga Championsi pasi pësuan një humbje shokuese në shtëpi, duke u mundur 1-2 nga Nome Kalju.

Më e vështirë u bë në minutën e 85, kur Musliu mori të dytin e verdhë duke lënë ekipin me 10 futbollistë. Kur kishin mbetur edhe pak minuta nga fundi i takimit, Ibraimi ka kthyer në gol një goditje dënimi duke shënuar në mënyrë spektakolare. Sakaq, vetëm një minutë më vonë, Nafiu dhe Ibraimi u ndëshkuan me kartonë të kuq.

Ndeshja:

Dudelanzh-Shkëndija 1-1


Formacionet:

Dudelanzh: Kips, Delgado, Shnell, Boushuari, Kirsh, Pokar, Moren, Stolz, Betaieb, Bernier, Sinani.
Trajner: E.Ferrera

Shkëndija: Zahov, Murati, Musliu, Bejtulai, Mici, alimi, Husmani, A.Ibraimi, Felipe, B.Ibraimi, Radeski.
Trajner: Q.Osmani