Di Indonesia sendiri, olahraga squash sebetulnya sudah dikenal dari perang Dunia ke II berakhir, persisnya pada 1948 angkatan Inggrislah yang dini kali membuat alun- alun squash di Indonesia yang ada di Embong Sawo bandar togel terpercaya. Namun disaat itu, hany opsir yang berada jendral saja yang dapat memainkan olahraga squash. Terlebih sampai tahun 1978 hanya orang asing yang memainkan olahraga squash di Indonesia..

Pada tahun 1981 Indonesia berhasil melangsungkan pertandingan squash bantuan jasa seorang anak bangsa yang sekaligus cikal hendak populernya olahraga squash yakni Bambang Gatot Subroto. Hanya 4 pengda yang teraduk dalam Agen Bola ( Federasi Squash Raket Seluruh Indonesia). Pada tahun 1995 setelah itu terwujud PSI( Federasi Squash Indonesia) dan keberadaannya diakui oleh KONI pusat.

Perkembangan olahraga squash berjalan hingga dikala ini. hampir disetiap pertandingan dari mulai lokal hingga nasional terlebih garis besar olahraga bola88 selalu diikutsertakan. Nah semacam itu asal ide pendek perkembangan olahraga squash yang bisa saya sebarkan mudah- mudahan bermanfaat. Silahkan buka halaman berikutnya bikin materi yang lain.

VIDEO / Traversa dhe mbrojtje e pakalueshme, Partizani e mbyll pa gola me Karabakun

Debutim me një barazim pa gola për Franko Lerdën në pankinën e Partizanit në ndeshje zyrtare ndaj një kundërshtari të vështirë. Të kuqtë kanë mbyllur me një barazim pa gola duelin e parë të këtij sezoni në Champions përballë Karabakut, ku secila skuadër ka goditur një herë traversën.

Pjesa e parë ishte një dominim absolut i Karabakut sa i përket mbajtjes së topit, por vetëm me një rast për t’u kujtuar, atë të traversës të Ozobiç.

Ndërsa në pjesën e dytë, Partizani e filloi shumë vrullshëm sfidën me disa raste radhazi, mes të cilëve edhe goditjen e Belicës që u ndal nga traversa. Më pas manovra i kaloi përsëri Karabakut, por me azerët që nuk arritën të gjenin hapësirën për të rrezikuar portën e Hoxhës, i mbuluar gjithmonë mirë nga Belica e Bitri.

Në fund, një barazim 0-0 që lë gjithçka hapur për sfidën e kthimit, ku tashmë të kuqtë kërkojnë të bëjnë surprizën me kundërsulme ndaj azerëve favoritë.

MINUTË PAS MINUTE

90’+3’ Mbyllet ndeshja me barazim pa gola.

90’ Jepen 3 minuta shtesë.

89’ Shumë qarkullim nga azerët të cilët po tregohen edhe ata të kujdesshëm për të mos lënë hapësira për kundërsulmet e rrezikshme të Partizanit.

85’ Largohet nga loja Ozobiç, në fushë është Garajev.

83’ Lojtari i parë i ndëshkuar me karton në këtë ndeshje është Çinari, i cili pengoi ekzekutimin e një goditje dënimi për t’i dhënë frymë skuadrës.

81’ Prekja e parë e topit nga Trashi dhe menjëherë një mundësi e mirë. Lojtari shfaqet në të majtën dhe nis një harkim që kthehet në gjuajtje, por përfundon në rrjetën e sipërme të katërkëndorit.

80’ Në fushë edhe Trashi, në vend të Hakajt.

77’ Top i gjatë interesant nga prapavija për Çinarin i cili po nisej drejt portës, por shkodrani nuk arrin sferën që përfundon në anësore.

75’ Micel provon me një tjetër gjuajtje nga e djathta, tërësisht e gabuar pasi përfundon larg katërkëndorit të Hoxhës.

73’ Gurbanov largon sulmuesin Emreli dhe aktivizon Abdullaiev.

70’ Kthehet dominimi i Karabak, i cili ka mbyllur Partizanin në gjysmëfushën e vet në këto minuta, duke kërkuar që të shënojë një gol të rëndësishëm në traversë.

68’ Lerda heq nga fusha Kordeiron, për të aktivizuar Brojën, sinjal i qartë se kërkon që të ruhet në minuta e fundit.

66’ Tjetër goditje këndi për Karabak që filloi të reagonte pas tronditjes së minutave të para, Hoxha del dhe grushton ndërsa mbrojtja largon sferën.

62’ Goditje dënimi e Ozobiç në një pozicion ballor, sfera përfundon jashtë, jo shumë larg shtyllës në krahun e majtë të Hoxhës.

61’ Në fushë Romero për Karabak, jashtë fushe del Kuintana, thuajse në hije gjatë kësaj ore lojë.

58’ Zëvendësimi i parë për të kuqtë. Në lojë Braun për Mensah.

54’Aksion i shpejtë i Karabakut që gjen të pavendosur mirë Hakajn. Kuintana pason te Miçell në qendër por ky i fundit nuk kthen sferën drejt portës edhe pse i vetëm në zonë. Largon në panik prapavija.

51’ Vazhdon insistimi i të kuqve, topi përfundon te këmbët e Kordeiro i cili gjuan por Vagner shpëton përsëri portën e tij.

51’ Traversa shpëton Karabakun. Pas goditjes nga këndi, Belica gjuan por sfera ndalet nga traversa duke i mohuar gëzimin e golit.

50’ Shans i shkëlqyer për Partizanin, harkim nga majta në zonë për Çinarin i cili gjuan me kokë pos Vagner grushton dhe shpëton portën.

48’ Goditje dënimi nga e djathta për Karabak, topi i harkuar në zonë kontrollohet nga Hoxha jo pa vështirësi.

46’ Fillon pjesa e dytë pa ndryshime mes dy skuadrave.

45’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’ Aksion perfekt i Partizanit me Ibrahimin që harkon nga e djathta në shtyllën e parë, Çinari me kokë nuk devijon dot në portë.

43’ Karabak nuk arrin të shfrytëzojë disa goditje dënimi radhazi pranë zonës, ndërsa më pas është Mishel që gjuan por nuk gjen rrjetën me një goditje të lehtë për Hoxhën.

41’ Një mundësi që duhej të ishte shfrytëzuar më mirë nga Partizani. Të kuqtë fitojnë topin në gjysmëfushën kundërshtare, Çinari provon një gjuajtje që kthehet në pasim për Mensah, por ky i fundit devijon sferën jashtë edhe pse në pozicion të favorshëm në zonë.

38’ Ozobiç ekzekuton një goditje nga këndi, Hoxha grushton dhe niset një kundërsulm i shpejtë i Partizanit me Kordeiro, por pastaj Asani gabon gjithçka kur merr topin në të djathit duke dhuruar një rivënie anësore.

36’ Një aksion i gjatë i të kuqve nuk shfrytëzohet siç duhet, pasi harkimi i tentuar në zonë nuk gjen Çinarin dhe ndalet nga prapavija e Karabak.

35’ Vazhdon dominimi i Karabak, që ka mbyllur të kuqtë në gjysmëfushën e tyre dhe provojnë vetëm me kundërsulme. Një i tillë është i Mensah në krahun e majtë, por mesfushori godet lehtë dhe sfera e tij përfundon lehtësisht në duart e portierit kundërshtar.

29’ Mala shfaqet shumë aktiv në krahun e djathtë, duke mbuluar në çdo moment Ibrahimin sapo ky i fundit provon të shtyjë përpara.

26’ Goditje dënimi e Ozobiç nga e majta, Hoxha largon sferën me një grushtim te saktë. Aksioni vazhdon por topi kalon nga njëra anë në tjetrën të zonës, pa gjetur hapësirat për të gjuajtur në portë.

25’ Rrezikon edhe Partizani, Asani krijon hapësirë në krahun e djathtë dhe mundohet që me të majtën të gjejë rrjetën me një gjuajtje që përfundon jashtë, jo shumë larg shtyllës së dytë.

20’ Ozobiç godet traversën. Miqtë organizojnë sulmin e parë të rrezikshëm nga krahu i djathtë, Hoxha del dhe devijon topin që përfundon te këmbët e Ozobiç i cili gjuan por gjen pjesën e sipërme të traversës edhe pse me katërkëndorin e boshatisur.

17’ Medvedev gjuan nga e majta, Hoxha me vështirësi arrin vetëm të dërgojë topin e devijuar në këndore. Në zhvillimin e saj ka panik në zonë derisa largohet topi nga prapavija e të kuqve.

14’ Mala provon me një shpërthim në krahun e djathtë dhe harkon topin në zonë, por kishte shtyrë sferën më shumë se sa duhet pasi ajo kalon fundoren.

12’ Vazhdon e njëjta tablo në këto minuta të para, me Partizanin shumë të tërhequr duke i lënë iniciativën e plotë azerëve në fillimin e ndeshjes, por pa rrezikuan në prapavijë.

7’ Mala ka mundësinë të hapë një aksion sulmues për Partizanin por vonohet dhe i hiqet topi nga këmbët pas një kundërsulmi të shpejtë në qendër.

7’ Partizani vazhdon të qëndrojë i tërhequr në këto minuta të para për të përballuar sulmet e miqve. Kuintana provon nga distanca por është goditje e lehtë për Hoxhën që kontrollon.

3’ Qarkullim i gjatë i topit në minutat e para me kalime sa në njërën anë të fushës në tjetrën të azerëve por të kuqtë nuk lënë hapësira në prapavijë.

1’ Fillon ndeshja me shkelmimin e parë nga qendra të Partizanit me Çinarin.

Partizani-Karabak 0-0

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Bitri, Hakaj, Telushi, Mala, Asani, Mensah, Kordeiro, Çinari.
Trajner. Franko Lerda

Karabak: Vagner, Huseinov, Mamadov, Sadikov, Medvedev, Mikel, Ozobiç, Almeida, Kuintana, Zoubir, Emreli.
Trajner. Gurban Gurbanov