VIDEO / Teuta harron të mbrojë, Ventspils e mund me lehtësi

Gabime të rënda në mbrojtje si në minutat e para, ashtu edhe në fundin e ndeshjes ndaj Ventspils, i kanë kushtuar shumë shtrenjtë Teutës në rrugëtimin e saj në Ligën e Europës, pasi kanë bërë thuajse të pamundur kualifikimin e mëtejshëm. Ekipi durrsak është mundur 3-0 në transfertë përballë letonezëve të cilët kanë “falënderuar” me gola pasigurinë që shfaqi prapavija durrsake në këtë duel.

Prapavija e rindërtuar durrsake gaboi gjithçka që në minutën e pestë të ndeshjes duke i lënë mundësinë Sergijçuk që të shënonte në portën e Hidit. Durrsakët me kalimin e minutave reaguan, por nuk prodhuan shumë gjuajtje në portën kundërshtare.

Ndërkohë, vendasit u shfaqen disa herë rrezikshëm në kërkim të golit dhe pas disa rastesh të krijuara, e gjetën atë me Ulimbashevs 12 minuta para fundit. Shkëmbi largoi një mbrojtës për të aktivizuar sulmuesin Nikaç, një taktikë që nuk dha fryte pasi ekipi i tij u zu lehtësisht në kundërsulm dhe pësoi edhe golin e tretë që bën thuajse të pamundur kualifikimin e mëtejshëm për ekipin durrsak.

MINUTË PAS MINUTE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren e pastër të Ventspils.

90’ Jepen katër minuta shtesë.

88’ GOOOL Ventspils, shënon Ajegun. Sulmuesi niset në krahun e djathtë dhe shënon i qetë para Hidit me një diagonale.

84’ Zëvendësime për të dy skuadrat. Stuglis zë vendin e Alcenat për vendasit, Te durrsakët, ka minuta për blerjen e re Nikaç, i cili zë vendin e Todorovskit.

84’ Bushiç i afrohet një goli që do të ndihmonte shumë durrsakët. Pas një kombinimi me Sidibe, ai provon me një kthesë të shpejtë, por nuk gjen kuadratin e portës.

78’ GOOOL Ventspils, shënon Ulimbashevs. Kundërsulm i shpejtë i vendasve që gjenden në epërsi numerike në zonën e Teutës. Hidi nuk mund të bëjë asgjë ndaj gjuajtjes së sulmuesit kundërshtar.

73’ Edhe Kouros përfundon në listën e të ndëshkuarve me karton të verdhë në këtë ndeshje.

72’ Mshedlishvili del në ndihmë të sulmit dhe provon të gjejë portën me një goditje të fortë nga jashë zonës, por sfera përfundon jashtë katërkëndorit të mbrojtur nga Hidi.

69’ Drithërima në portën e Hidit, një top nga e majta e sulmit vendas kalon mes këmbëve të lojtarëve dhe fatmirësisht asnjë prej lojtarëve të Ventspils nuk arrin të devijojë sferën.

67’ Ventspils largon nga loja autorin e golit, Serhiçuk, për të aktivizuar Svarups.

65’ Goditje dënimi nga e djathta për Teutën, topi harkohet në zonë, por nuk kalon mes këmbëve të mbrojtësve vendas që largojnë me vështirësi. Aksioni vazhdon me Aleksin që mundohet të gjejë të sapofuturin Kalaja në zonë, por ky i fundit ndalet nga mbrojtja vendase.

62’ Zëvendësimi i parë për Teutën, Beqja i lë vendin në fushë sulmuesit Kalaja.

59’ Aksion i rrezikshëm i vendasve me Aljegun i cili pas një kombinimi shfaqet në zonë në pozicion gjuajtje, por dërgon topin jashtë katërkëndorit.

54’ Ekipi durrsak qarkullon më gjatë topin, duke u munduar të gjejë hapësira në sulm për të rrezikuar portën e vendasve, sidomos me shpërthimet e Kallakut dhe Beqjes në krahun e majtë.

51’ Beqja gjen hapësirën për të gjuajtur në portë dhe provon me të djathtën, topi ndalet nga portieri Makhnovski.

46’ Fillon pjesa e dytë pa ndryshime mes ekipeve.

45’+2 Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e skuadrës vendase.

45’+2’ Harkim interesant nga e djathta, Beqja zhytet me kokë por nuk gjen kuadratin e protës.

45’ Goditje dënimi e Kazacoks nga e djathta, topi përfundon direkt jashtë.

42’ Top i gjatë nga e djathta për Ulimbashevs, por ky i fundit në zonë nuk arrin të gjuajë me kokë drejt portës së Hidit, i mbuluar mirë nga Hoxha.

40’ Zëvendësim i detyruar për vendasit, Osipov zë vendin e Xhunior të dëmtuar.

37’ Ventspils është tërhequr në gjysmëfushën e vet në këto minuta, duke kërkuar të gjejë të pavendosur prapavijën durrsake me topa të gjatë.

33’ Progni ndëshkohet me karton të verdhë pas protestave ndaj gjyqtarit për një faull në mesfushë.

31’ Serhiçuk është përsëri protagonist me një gjuajte nga jashtë zonës e cila devijohet në këndore nga mbrojtja e Teutës.

28’ Kundërsulm i shpejtë i vendasve me autorin e golit Serhiçuk i cili gjuan në portë, por këtë herë Hidi është i vëmendshëm dhe grushton me saktësi.

27’ Todorovski nga e djathta nis një top perfekt për Bushiç, ky i fundit humb duelin me mbrojtësit vendas duke mos devijuar sferën në portë.

26’ Dy aksione radhazi të Teutës me harkime në zonë, i dyti nga një goditje këndi e ekzekutuar nga Kallaku, askush nuk arrin të devijojë topin para katërkëndorit të letonezëve.

21’ Kouros provon me një goditje dënimi ballore, sfera kalon pak mbi traversë.

16’ Hoxha kontrollon mirë iniciativën e Vijela në krahun e majtë pas një tropi të gjatë nga thellësia, duke fituar një fundore për skuadrën e tij.

13’ prej disa minutash Teuta shfaqet më agresive në lojën e saj, në kërkim të barazimit për të rihapur ndeshjen.

10’ Mundohet të reagojë Teuta me Kallakun që ekzekuton një goditje dënimi nga e majta, portieri kundërshtar del dhe grushton topin mbi sulmuesit e skuadrës durrsake.

5’ GOOOL Ventspils, shënon Serhiçuk. Përgjumje e mbrojtjes së Teutës, e cila lë sulmuesin kundërshtar të vetëm në zonë të gjuajë drejt portës me topin që kalon mes disa futbollistëve dhe përfundon në rrjetë.

3’ Harkim nga e majta për Prognin i cili i vetëm më kokë nuk gjen dot portën.

2’ Gjuajte ballore e Kallakut, topi përfundon në duart e portierit.

1’ Fillon ndeshja në Ventspils.

Ventspils-Teuta 3-0

5’ Serhiçuk, 78′ Ulimbashevs. 88′ Ajegun

Ventspils: Makhanovski, Mshedlishvili, Mamah, Batista, Alsenat, Vilela, Kazaçoks, Jordao Xhunior, Tosin, Serhiçuk, Ulimbashevs.

Trajner. Igors Klosovs

Teuta: Hidi, Todorovski, Arapi, Hoxha, Kouro, Progni, Aleksi, Sidibe, Beqja, Kallaku, Bushiç.
Trajner. Bledi Shkëmbi