VIDEO/ Supergoli i Agollit bëhet viral në rrjet, “pushton” prestigjiozet amerikane

Ansi Agolli ka gjetur golin e parë me fanellën e Kozmosit në kampionatin amerikan, duke realizuar në fitoren që skuadra e tij arriti të merrte ndaj Bruklin Italians me rezultatin 1-0. Ish-kapiteni i Kombëtares ka arritur të realizojë një gol me të djathtë pas një krosimi, duke gjetur trekëndëshin e portës me një gjuajtje fluturimthi.

Goli i shënuar nga Agolli, është bërë viral në rrjetet sociale dhe të shumta janë portalet të cilat e kanë publikuar si golin më të bukur të javës. Sakaq, ky realizim i Agollit nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga prestigjiozet amerikane, të cilat e kanë publikuar në llogaritë e tyre në rrjetet sociale.

“Bleacher Report” dhe “Bleacher Report Football” kanë qenë ato të cilat kanë lënë një hapësirë për golin e shënuar nga Agolli. Ky gol, ishte i pari i Agollit në Amerikë, gol i cili i ka dhënë fitoren skuadrës së Nju Jork Kozmosit me rezultatin 1-0 në finalen e Konferencës. /Erjon Allaraj-VipSport.al/