VIDEO/ Strakosha merr një tjetër lajm të keq, dëmtimi vazhdon të jetë pengesë për të

Thomas Strakosha ka pësuar një dëmtim pak javë më parë dhe duket se nuk po arrin ta lërë pas. Ai u aktivizua në finalen e Kupës së Italisë ndaj Milanit, duke përdorur edhe injektues ndërkohë që ka dëmtuar keq tendinën e Akilit.

Dëmtimi i pësuar në kampionat, i ka kushtuar rëndë Strakoshës pasi mungoi në ndeshjet e Kombëtares, ndërkohë që ende nuk e ka filluar përgatitjen me skuadrën. Mesa duket, riaftësimi do të zgjasë ende shumë për Strakoshën dhe vetë portieri e ka konfirmuar diçka të tillë.

Në një postim në profilin e tij në “Instagram”, Strakosha ka publikuar një video ku luan kokën i dëshpëruar. Në mbishkrimin e videos, Strakosha shkruan: “Kur doktori të thotë se nuk mund të stërvitesh ende”. /Erjon Allaraj-VipSport.al/