VIDEO / Skandal në Kroaci, tifozët e Hajduk deshën të rrihnin Ismajli & Co. Shkarkohet trajneri

Fundi i ndeshjes së mbrëmshme mes Hajduk të Splitit dhe Gzira në Ligën e Europës është shoqëruar me incidente shumë të rënda në stadiumin e skuadrës kroate. Tifozeria vendase, e acaruar pas humbjes 3-1 që dolli eliminimin e papritur të ekipit të tyre, ka hyrë në fushën e lojës duke u munduar që të rrihte lojtarët si hakmarrje për këtë paraqitje shumë të dobët.

Kësisoj, në fund të ndeshjes, Ismajli dhe Tahiraj, të cilët ishin në 18-she në këtë sfidë, me mbrojtësin në stol e mesfushorin në fushë, e panë veten të rrethuar si nga policia, ashtu edhe nga tifozët, të cilët u munduan që t’i godisnin futbollistët. Vetëm ndërhyrja e forcave të rendit bëri që situata të kalonte pa probleme në fushë, ndërsa një spektator u dërgua në spital pasi ra nga tribuna.

Ndërkohë, klubi nuk ka vonuar që të marrë masën drastike ndaj trajnerit Sinisha Oreshçanin, duke e shkarkuar atë menjëherë pas sfidës, sepse e cilëson fajtor për eliminimin. Trajneri cilësohet fajtor se në ndeshjen e dytë, pasi fitores 2-0 në Maltë në duelin e parë, kishte lënë pushim disa prej titullarëve, mes të cilëve Ismajlin, duke ua bërë më të thjeshtë maltezëve përmbysjen dhe kualifikimin. /vipsport.al/