VIDEO/ Seferi e nis me këmbën e gabuar me Ksamaksin, sulmuesi ndëshkohet me të kuqe

Në ditën e sotme ka startuar java e parë e kampionatit zviceran. Në këtë kampionat, aktivizohen disa prej lojtarëve të Kombëtares së Shqipërisë, teksa me skuadrën e Ksamaks bën pjesë sulmuesi Taulant Seferi.

22-vjeçari, ishte i pafat teksa në minutën e 73 u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, pasi shkeli në mënyrë të paqëllimshme kundërshtarin në zonë. Megjithatë, gjyqtari nuk e fali shqiptarin, teksa Seferi u detyrua ta përfundonte takimin para kohe.

Kjo ishte ndeshja e parë zyrtare e Seferit me fanellën e Ksamaks, teksa është huazuar nga skuadra e Jang Bojs. Në sezonin e kaluar, sulmuesi ishte pjesë e Uinterturit një kategori më poshtë. Ndërkohë, këtë sezon ka mundësinë të shfaqë cilësitë në Superligën e Zvicrës. Por, aventura e re ka nisur me të papritura. /Egi Çabeli-VipSport.al/