VIDEO/ Reali mundet por gjen një “Mesi” të ri, Bajerni i jep leksione futbolli

Në orët e para të mëngjesit, është luajtur takimi mes Bajern Mynihut dhe Real Madridit, i vlefshëm për turneun “International Champions Cup”, dhe që u mbyll me fitoren e bavarezëve me rezultatin 3-1. Të besuarit e Kovaç, nuk e kanë vënë në diskutim për asnjë moment fitoren, ku që në minutën e 15, Toliso ka kaluar skuadrën e tij në avantazh.

Nga minuta e parë, për Realin debutoi Hazard i cili kishte marrë fanellën me numrin 50. Sakaq, në pjesën e dytë u aktivizuan edhe afrimet e reja ndërkohë që Bejl e ndoqi ndeshjen sërish nga stoli. Në minutën e 67, Levandovski ka realizuar edhe golin e dytë ndërkohë që 2 minuta më vonë, ka qenë Gnabri ai që ka shënuar golin e tretë.

Kur dukej se gjithçka po përfundonte, është shfaqur Rodrigo, i afruar këtë verë i cili me mjeshtëri ka realizuar një supergol nga goditja e dënimit, i ngjashëm me golat që shënon Mesi. Padyshim që ky gol, i jep më shumë besim Rodrigos, që shihet si një futbollist me shumë të ardhme. /Erjon Allaraj-VipSport.al/