VIDEO/ Prezantohet te Reali, afrimit më të fundit i merren mendtë në konferencën e shtypit

Klubi i Real Madridit ka prezantuar ditën e sotme mbrojtësin Militao nga Porto. Braziliani vjen si një përforcim nga Porto, teksa i ka kushtuar arkave të ‘Los Blancos’ 50 milionë euro. Ndërkohë, 21-vjeçari ka firmosu një kontratë gjashtëvjeçare me madrilenët.

Por, prezantimi nuk shkoi perfekt ashtu siç e kishte ëndërruar mbrojtësi. Kjo jo për ndonjë pakujdesi me numrat me topin, siç i ndodh shpesh futbollistëve në prezantimin para tifozëve në stadium, por Militao pati probleme në konferencë. Në fakt, gjatë fundit të konferencës, braziliani pati një marrje mendsh, ndërsa provoi ta kalonte situatën, megjithatë në fund u dorëzua teksa u detyrua ta mbyllte konferencën.

Megjithatë, mbetet nga ato situata të cilat Militao do t’i kujtojë gjithnjë, pasi në gjendjen e lojtarit me siguri kanë ndikuar edhe emocionet e prezantimit në një nga klubet më të mëdha botërorë si Reali i Madridit.

/Egi Çabeli-VipSport.al/