VIDEO/ Prezantim i fanellave në film dhe bileta për Barcelonën, kundërshtari i Laçit surprizon tifozët

Laçi do të luajë të enjten ndaj Hapoel Ber Shevës ndeshjen e parë në Ligën e Europës dhe duke parë kundërshtarin përballë, pritet që për kurbinasit të jetë një ndeshje mjaft e vështirë. Skuadra izraelite, duket se ka një staf mjaft të përgatitur sa i përket marketingut dhe kërkon që të afrojë sa më shumë tifozë.

Ditën e djeshme, Ber Sheva ka prezantuar fanellat e reja dhe këtë e ka kryer nëpërmjet një filmi të animuar dhe me superheronj, ku në fund të filmit, shfaqen futbollistët me fanellat e reja. Fanella e parë që Ber Sheva do të përdorë, është e kuqja e cila njëkohësisht është edhe ngjyra e logos së klubit.

Sakaq, për të shitur fanellat është menduar një fushatë shumë e veçantë. 1 mijë tifozët e parë që do të blenë fanellën, do të përfshihen në një short dhe do të kenë mundësi që të fitojnë një biletë për të ndjekur në stadium derbin katalanas mes Barcelonës dhe Espanjolit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/