VIDEO/ Papa mahnit Rumaninë, mesfushori lëshon një predhë nga jashtë zone

Enriko Papa ka shënuar ditën e sotme një gol spektakolar me skuadrën e Botoshanit. Ish-mesfushori i Tiranës në Kategorinë Superiore, ka nisur sezonin e dytë në kampionatin rumun. 26-vjeçari është kthyer në një element të rëndësishëm për skuadrën e tij, ndërsa edhe në sezonin e kaluar arriti të fitonte vendin e tij në ekip.

Ndërkohë, kampionati në Rumani ka nisur dhe ditën e sotme u luajt java e dytë. Skuadra e Papës, triumfoi në shtëpi me rezultatin 4-1 ndaj Botoshanit.

Golin e katërt për Botoshanin shënoi pikërisht Papa. Një realizim spektakolar nga ana e shqiptarit, me sferën që mund të ndalej vetëm në trekëndësh, pa i dhënë shumë mundësi portierit kundërshtar. /Egi Çabeli-VipSport.al/