VIDEO / Panik në ndeshjen e skuadrës së Qakës, trajnerit i bie infarkt në pankinë

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur sot në ndeshjen mes Dinamo Bukureshtit dhe Universitatea Kraiova ku aktivizohet Kamer Qaka. Trajneri i skuadrës së Dinamos, Eugen Neagoe, ka pësuar një infarkt gjatë pjesës së parë të takimit dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Gjatë pjesës së parë të ndeshjes, trajneri sinjalizoi se nuk ishte mirë dhe filimisht pranë tij u afruan mjekët e skuadrës. Por më pas ai pësoi një kolaps duke u rrezuar dhe situata alarmoi të gjithë të pranishmit. Ai u fut menjëherë me shpejtësi në ambulancë dhe u dërgua në spital ndërsa lojtarët e të dy skuadrave mbetën të tronditur për disa minuta në fushën e lojës.

Pas konsultimit me dy skuadrat, u vendos që ndeshja të vazhdohej, pasi mbërritën lajme se Neagoe ishte përmendur dhe situata e tij ishte përmirësuar që në momentin kur kishte hyrë në ambulancë. /vipsport.al/