VIDEO/ Nuk ka më dyshime për të ardhmen e Grizman, paguhet klauzola për futbollistin

Antuan Grizman duket se do të bëhet më në fund me një skuadër të re, pasi deri më tani, e ardhmja e tij ka qenë e mbushur me enigma edhe pse gjithmonë është thënë se do të kalojë te Barcelona. Sulmuesi francez ka ende kontratë me Atletikon dhe një klauzolë që arri 120 milionë euro, ku çdo skuadër mund ta marrë nëse e paguan këtë klauzolë.

Barcelona duket se nuk do ta lërë francezin më shumë në pritje dhe ka nisur nga puna për të siguruar shërbimet e tij. Në zyrat e La Ligas, ditën e sotme kanë mbërritur përfaqësues të Grizmanit, për të mbyllur përfundimisht operacionin, që do ta kthente francezin në katalanas.

Në zyrat e La Ligas, do të bëhet pagesa e klauzolës dhe pritet që shumë shpejt, të planifikohen edhe vizitat mjekësore dhe prezantimi me fanellën e Barcelonë për sezonin e ardhshëm. /Erjon Allaraj-VipSport.al/