VIDEO / Kukësi shkëlqen një pjesë loje, pastaj kapitullon pa kushte

Vetëm një mrekulli mund të mbajë Kukësin në Ligën e Europës, pasi sot ekipi verilindor ka gabuar plotësisht 45 minuta ndaj Debrecen, duke u ndëshkuar me rezultatin e rëndë 3-0.

Një rezultat i papritur po të merren në konsideratë 45 minutat e para, të mbyllura 0-0, ku nënkampionët e Shqipërisë shkëlqyen me një lojë ofensive e raste të krijuara, duke goditur edhe shtyllën e duke mbjellë panik në prapavijën e vendasve e cila jo rrallëherë përfundoi mes vërshëllimave të tifozerisë hungareze.

Por në pjesën e dytë, ekipi gaboi gjithçka në prapavijë, duke pësuar një gol shumë të evitueshëm nga Garba i sapofutur në lojë. Nga ai moment, ekipi u shpërbë dhe doli nga detyrat taktike e si rrjedhojë u ndëshkua edhe dy herë të tjera nga golat e Varga, duke mbyllur me një pasim shumë të vështirë për t’i rikuperuar takimin ndaj hungarezëve.

MINUTË PAS MINUTE

90’+3’ Mbyllet ndeshja me suksesin 3-0 të Debrecen.

90’+1’ Karton i verdhë edhe për Kitanovskin.

90’ Jepen 3 minuta shtesë.

90’ Varga provon me një gjuajte nga jashtë zonës të shënojë një tjetër gol, këtë herë Frashëri kontrollon topin.

90’ Në fushë edhe Kinik në vend të Kushnir.

88’ Trujiç lë fushën e lojës, në vend të tij Czocz.

87’ Rama nga e majta mundohet të krijojë hapësira për të rrezikuar, por askush nuk është në zonë për të devijuar harkimin e tij.

83’ GOOOL Debreceni, shënon Varga. Gabon gjithçka përsëri skuadra e Kukësit që i lë hapësirë mesfushorit të gjuajë në portë, ndërsa Frashëri nuk vendoset mirë për të devijuar goditjen e tij që ndalet në rrjetë.

82’ Musta merr një top të gjatë nga prapavija, kontrollon mirë dhe gjen hapësirën të gjuajë por diagonalja e tij përfundon jashtw katërkëndorit.

81’ Harkim nga e majta në zonën e Kukësit, Frashëri del me vështirësi dhe largon sferën.

77’ GOOOL Debrecen, shënon Varga. Sulm i shpejtë në krahun e majtë të sulmit të Debrecen me Trujiç i cili e ka të thjeshtë të pasojë në qendër për Varga që dërgon sferën në portën e boshatisur.

76’ Tjetër zëvendësim te Kukësi, në lojë Musta për Rrocën.

75’ Edhe Teqja mes lojtarëve të ndëshkuar me të verdhë.

74’ Aksion i gjatë i Kukësit para zonës së Debrecen, sfera përfundon te Rama i cili gjuan drejt shtyllës por sfera devijohet nga një mbrojtës e pastaj ndalet në dy kohë nga portieri i vendasve.

72′ Ndëshkohet edhe Musolli me karton të verdhë për një faull ndaj Garba.

71’ Zëvendësimi i parë te Kukësi, në lojë Çyrbja për Et’hemin.

70’ Mundësi e mirë e Kukësit për të rrezikuar me Ramën i cili nis një top për Shkurtajn që i shmanget mbrojtjes, por jo pozicionit jashtë loje.

67′ Edhe Limaj përfundon në listën e të ndëshkuarve me karton të verdhë pas një faulli në mesfushë.

62’ Skuadra hungareze luan më ngadalë në këto minuta, duke u munduar që të gjejë hapësira në prapavijën e Kukësit për t’i goditur në kundërsulm.

58’ Shzecsi shfaqet në zonën e Kukësit dhe provon që të gjejë portën me një goditje me majën e këmbës, por nuk gjen kuadratin e Frashërit.

54’ GOOOL Debrecen, shënon Garba. Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, Kitanovski gabon në mbulimin e Garba i cili devijon sferën, ndërsa Frashëri nuk reagon në kohë për ta mbajtur topin jashtë vijës.

52’ Rama krijon hapësira në krahun e majtë për Limajn i cili gjuan në ecje e sipër, por nuk gjen kuadratin.

51’ Zëvendësim menjëherë në radhët e Debrecen, me Garba që zë vendin e Takacs.

50’ Tozser ekzekuton një goditje dënimi në pozicion të favorshëm ballor pranë portës, mbrojtja largon rrezikun.

48’ Et’hemi shmang mbulimin e mesfushorit kundërshtar dhe ka një mundësi të mirë të japë topin në krah për Rrocën por i jep më shumë forcë se duhet topit dhe shpërdoron një mundësi të mirë për të rrezikuar portën kundërshtare.

46’ Fillon pjesa e dytë pa zëvendësime në radhët e dy ekipeve.

45’+1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’+1’ Jep spektakël përsëri Rama, ketë herë me një gjuajtje që grushtohet nga portieri Nagi.

45’ Jepet një minutë shtesë.

43’ Kundërzbritjet e Kukësit vazhdojnë të krijojnë panik në prapavijën e hungarezëve që kthehen me forca të shumta në panik.

40’ Mosmarrëveshje e mbrojtjes së Kukësit me portierin Frashëri që sheh t’i vijë një sulmues kundërshtar dhe devijon topin me vështirësi, më pas Trujiç provon portën por nuk gjen kuadratin nga e majta.

38’ Faull në sulm i panevojshëm për Cuculin i cili ndëshkohet me karton të verdhë.

36’ Et’hemi ndalohet në mënyrë të parregullt pranë zonës, por çuditërisht për gjyqtarin nuk është goditje dënimi.

33’ Ferenczi gjuan nga distanca por gjen Frashërin gati me një grushtim të sigurt, ndërsa më pas nis një kundërsulm i shpejtë me Ramën. Ky i fundit vazhdon të dhurojë spektakël me driblimet e tij, por këtë radhë po arritur t’i afrohet portës vendase.

31’ Haris mundohet të gjejë të papërgatitur Frashërin me një goditje nga distanca, por shënjestra e tij është shumë e gabuar.

27’ Ndeshje e shkëlqyer deri tani e Kukësit, që krijon panik sa herë del përpara me katër lojtarët e fazës ofensive që krijojnë raste njëri pas tjetrit.

24’ Shtyllë nga Rroca. Aksion i shkëlqyer i tij në krahun e majtë, goditje thuajse perfekte që ndalet vetëm nga shtylla.

20’ Tjetër rast i shkëlqyer për Kukësin, Rroca merr një top të mirë në të majtën dhe i vetëm para portierit gjuan, por gabon gjithçka duke dërguar sferën jashtë.

18’ Gjoka ka vendosur t’u ndryshojë krahët Et’hemit dhe Ramës, duke kaluar këtë të fundit djathtas, për të zënë në vështirësi kundërshtarët.

14’ Frashëri lexon mirë kombinimet e sulmuesve të Debrecen duke dalë për të bllokuar me siguri topin në zonën e vet.

12’ Spektakël në krahun e djathtë nga Rama, kalon mes 5 kundërshtarësh dhe hyn në zonë, por në momentin e fundit ndalet nga portieri Nagi para se të gjuante në portë.

8’ Shzecsi gjen hapësirën të gjuajë në pozicion ballor në hyrje të zonës, topi kalon mbi traversën e katërkëndorit të Frashërit.

6’ Musolli përgjigjet nga ana tjetër me një goditje nga distanca, sfera kalon mbi traversën e portës së vendasve.

5’ Tozser provon me një goditje dënimi ballore, sfera kalon mbi traversë.

3’ Aksion nga e majta e sulmit hungarez, topi harkohet në zonë por Frashëri është i vëmendshëm dhe kontrollon gjithçka.

1’ Fillon ndeshja në Hungari.

Debrecen-Kukësi 3-0
54′ Garba, 77′, 83′ Varga

Debrecen: Nagi, Szaman, Pavkoviç, Tozser, Ferenczi, Haris, Takacs, Varga, Kusnir, Shzecsi, Trujiç.
Trajner: A. Herceg

Kukësi: Frashëri, Teqja, Kitanovski, Cuculi, Rrumbullaku, Musolli, Limaj, Et’hemi, Rama, Rroca, Shkurtaj.
Trajner: E. Gjoka