Di Indonesia sendiri, olahraga squash sebetulnya sudah dikenal dari perang Dunia ke II berakhir, persisnya pada 1948 angkatan Inggrislah yang dini kali membuat alun- alun squash di Indonesia yang ada di Embong Sawo bandar togel terpercaya. Namun disaat itu, hany opsir yang berada jendral saja yang dapat memainkan olahraga squash. Terlebih sampai tahun 1978 hanya orang asing yang memainkan olahraga squash di Indonesia..

Pada tahun 1981 Indonesia berhasil melangsungkan pertandingan squash bantuan jasa seorang anak bangsa yang sekaligus cikal hendak populernya olahraga squash yakni Bambang Gatot Subroto. Hanya 4 pengda yang teraduk dalam Agen Bola ( Federasi Squash Raket Seluruh Indonesia). Pada tahun 1995 setelah itu terwujud PSI( Federasi Squash Indonesia) dan keberadaannya diakui oleh KONI pusat.

Perkembangan olahraga squash berjalan hingga dikala ini. hampir disetiap pertandingan dari mulai lokal hingga nasional terlebih garis besar olahraga bola88 selalu diikutsertakan. Nah semacam itu asal ide pendek perkembangan olahraga squash yang bisa saya sebarkan mudah- mudahan bermanfaat. Silahkan buka halaman berikutnya bikin materi yang lain.

VIDEO/ Kukësi ndalet sërish në vetëm një pjesë, nuk mjafton goli i Et’hemit

Kukësi nuk ka arritur t’ia dalë në ndeshjen e kthimit në Elbasan, aty ku ndaj Debrecenit është ndalur në një barazim 1-1. Skuadra verilindore, ashtu si edhe në Hungari, ka zhvilluar një pjesë të parë mjaft të mirë duke shënuar edhe golin e avantazhit me anë të Et’hemit, i cili kishte edhe një tjetër rast të artë për të shënuar, por nuk ia arriti.

Në pjesën e dytë, ka mjaftuar një humbje përqendrimi në mbrojtje, që hungarezët të gjenin golin e barazimit, duke i dhënë në këtë mënyrë fund ëndrrës së Kukësit për të përmbysur. Në turin tjetër, Debreceni do të përballet me Torinon, ndërkohë që në Europë ka mbetur vetëm Partizani që luan në Ligën e Europës ndaj Sherif Tiraspolit.

LIVE: 

Mbyllet takimi mes Kukësit dhe Debrecenit në barazim 1-1. 

90’ Zëvendësimi i radhës te Debreceni dhe largohet Haris e vendin e tij e zë Damasdi.

88’ Tjetër goditje dënimi për Kukësin dhe është Rroca ai që godet, por topi shkon në duart e portierit.

85’ Rama mundohet të depërtojë në zonë, por ka një ndërhyrje dhe faull që i përket Kukësit shumë pranë zonës. Godet Rama, por topi përplaset në mur.

83’ Gjoka bën edhe lëvizjen e fundit me Et’hemin që largohet dhe vendin e tij e zë Çyrbja.

82’ Zëvendësim tashmë për Debrecenin Trunjiç dhe vendin e tij e zë Çoz.

80’ Verilindorët duket se e kanë humbur tashmë ritmin dhe e kanë të pamundur të krijojnë, duke parë edhe rezultatin që nuk flet për ta.

73’ Gjoka bën edhe lëvizjen e dytë dhe largon Vesel Limaj, ndërkohë që vendin e tij e zë Musta.

70’ Mundësi e artë për Kukësin me anë të Shkurtajt, i cili godet dy herë radhazi portën e kundërshtarit, por është vendosur mirë portieri dhe bën pritje heroike.

67’ Tjetër mundësi e mirë për Kukësin me anë të Et’hemit i cili luan mirë në krah dhe pason për Limajn që godet nga jashtë zone, por topi shkon ngjitur me traversën.

66’ Zëvendësim në radhët e huingarezëve, me Zorin që largohet dhe vendin e tij e zë Garba.

63’ Kukësi mbetet para dhe kërkon të gjejë golin e avantazhit, por luajnë mirë miqtë dhe largojnë rrezikun.

61’ Zëvendësim në radhët e verilindorëve dhe largohet Cuculi, duke i lënë vendin Bruno Lulajt.

59′ GOOOL Debreceni! Kanë barazuar miqtë. Mbrojtja verilindore nuk ishte vendosur mirë dhe kanë qenë hungarezët, ata që kanë shënuar golin e barazimit.

53’ Kukësi qarkullon topin duke u munduar për të gjetur hapësira por janë vendosur mirë hungarezët. Është Rama ai që provon një goditje nga distanca me të djathtën, por gabon.

49’ Probleme për Ardian Cuculin që largohet për të marrë ndihmën e parë.

46′ Nis pjesa e dytë me shkelmimin nga mesfusha të vendasve.

45+1’ Mundësi tjetër e artë për Kukësin me anë të Et’hemit, i cili pasi driblon të gjithë futbollistët që i dalin para, gabon përballë portierit. Mbyllet pjesa e parë.

45’ Tjetër faull nga Kitanvoski i cili mundohet të largojë topin nga mesfusha e tij. Rrezikon shumë tashmë Kitanovski që e ka edhe një karton. Akordohet edhe 1 minutë shtesë.

43’ Mundësi e artë për Debrecenin dhe është Varga ai që kërkon trekëndëshin e portës, por Frashëri e largon në këndore. Vjen krosimi në zonë por pa rrezik.

41’ Tjetër faull nga verilindorët dhe tjetër karton i verdhë. Është Kitanovski ai që është ndëshkuar në mesfushë.

35’ Mundësi e artë për Kukësin me anë të Rrocës i cili merr një superkrosim nga Rama, por goditja fluturimthi e Rrocës përfundon jashtë.

34‘ Qarkullimi i topit nga Kukësi që kërkon të gjejë hapësirë, por mbrojtja hungareze është vendosur mirë.

31′ Faull në mesfushë nga Shkurtaj dhe karton i verdhë për të.

30’ Tjetër goditje dënimi tashmë që i përket Debrecenit. Ka qenë Teqja ai që ka shkaktuar këtë faull duke i dhënë mundësi tashmë hungarezëve.

27’ Rroca ka hapësirë nga distanca dhe provon goditjen, por topi shkon ngjitur me shtyllën. Sakaq, Rroca ka pësuar dëmtim dhe duhet ndërhyrja e stafit mjekësor.

26’ Tjetër mundësi e mirë për Kukësin me anë të Ramës i cili hyn në zonë duke dribluar, por mbyll mbrojtja mike.

23’ Kukësi mundohet sërish të organizohet dhe është radha e Limajt për të provuar nga jashtë zone, por topi përfundon jashtë.

20’ Goditje dënimi në favor të Debrecenit shumë pranë zonës. Vjen goditja nga ana e Tozser dhe topi përplaset në traversë. Me fat Kukësi, ndërkohë që Teqja ka marrë karton të verdhë.

18’ GOOOL Kukësi! Ka shënuar Et’hemi një supergol pas një asisti të marrë nga Rroca.

15’ Tjetër goditje dënimi për Kukësin shumë pranë zonës, por sërish shpërdorojnë verilindorët.

13’ Goditje dënimi që i përket Kukësit dhe është Limaj ai që e merr përsipër duke goditur nga distanca, por topi shkon në duart e portierit.

12’ Tjetër mundësi e mirë për Kukësin me anë të Limajt i cili provon nga jashtë zone, por topi largohet në këndore.

10’ Kukësi me fat në këtë moment, aty ku Kusnir del i vetëm përballë portierit Frashëri, por gabon duke goditur në rrjetë të jashtme.

7’ Goditje dënimi në favor të Debrecenit në mesfushë dhe miqtë mundohen të organizohen megjithatë mbyllin verilindorët me anë të Cuculit.

5’ Rama provon një goditje nga jashtë zone dhe e çon topin ngjitur me shtyllën pingule.

3’ Tjetër mundësi e mirë për Kukësin me top të gjatë në drejtim të Rrocës, por mbyllin miqtë mirë edhe njëherë megjithëse Rroca pretendon për penallti.

1′ Nis takimi në “Elbasan Arena” mes Kukësit dhe Debrecenit. Kukësi niset menjëherë në sulm ku vjen një top në drejtim të Shkurtajt megjithatë, del portieri.

Kukësi-Debrecen 1-1
Shënues: 17′ Et’hemi/58’Satmari

Kukësi: Frashëri, Teqja, Kitanovski, Cuculi, Rrumbullaku, Musolli, Limaj, Et’hemi, Rama, Rroca, Shkurtaj.
Trajner: E. Gjoka

Debrecen: Nagi, Szatmari, Pavkoviç, Tozser, Ferenczi, Haris, Varga, Kusnir, Shzecsi, Trujiç, Zsori.
Trajner: A. Herceg