VIDEO/ Juventusi arrin marrëveshje me Konamin, FIFA ia zëvendëson emrin

Ditën e sotme, Juventusi ka zyrtarizuar marrëveshjen e re me kompaninë gjigante të lojërave elektronike Konami. Bardhezinjtë iu kanë dhënë të drejtën ekskluzive të  përdorimit të emrit, logos, stadiumit dhe lojtarëve, Konamit, teksa do të jenë pjesë e lojës së famshme PES 2020. Ndërkaq, deri në këto momente Juventusi kishte një marrëveshje me FIFA-n.

Por, torinezët në lojën FIFA 2020, nuk do të shfaqen me emrin Juventus, teksa prej marrëveshjes së fundit me Konamin, në FIFA, ‘Zonja e Vjetër’ do të përfaqësohet me emrin Piemonte Calcio. Ndërkohë, falë teknologjisë së fundit të përdorur nga Konami, imazhet e futbollistëve pritet të jenë mjaft të përngjashëm me realët.

Kështu, pjesë ekskluzive e Konamit do të jetë edhe Juventus Stadium, ndërsa në kopertinë do të jetë Miralem Pjaniç. Në këtë formë, Juventusi kthehet pjesë kryesore e lojës PES 2020, ndërsa të tilla marrëveshje shërbejnë për marketingun dhe shpërndarjen e markës. /Egi Çabeli-VipSport.al/