VIDEO/ Junajtid surprizohet në Australi, tifozët e Liverpul i prishin ditën ‘Djajve të Kuq’

Mançester Junajtid është aktualisht i grumbulluar në Australi për të zhvilluar fazën përgatitore të para sezonit, ndërsa si çdo vit do të mbahen edhe turnetë veror, të cilat i shërbejnë lojtarëve për kapur formën. Situata te Junajtid, dihet që është e ngarkuar, kjo prej Pol Pogba i cili kërkon me çdo kusht të largohet.

Dhe mes lojtarit dhe klubit po zhvillohet një ‘luftë e ftohtë’, e cila ndikon edhe në skuadër. Megjithatë, sikur të mos mjaftonte vetëm francezi, në stërvitjen e sotme të skuadrës, ‘Djajtë e Kuq’ janë surprizuar nga një aeroplan i cili fluturoi mbi kokat e futbollistëve, duke shpalosur një baner i cili tregonte 6 titujt e Champions League të Liverpulit.

Mesa duket, admiruesit e të kuqve e kishin planifikuar deri në detaje planin ndaj rivalëve historik, teksa me siguri kanë arritur t’ia prishin ditën dhe të shtojnë tensionin te Junajtid.

/Egi Çabeli-VipSport.al/