VIDEO/ Jo vetëm me Luftëtarin, Donald Rapo shënon edhe golin e jetës

Në sezonin e fundit, jemi mësuar ta shohim disa herë Donald Rapon të shënojë me fanellën e Luftëtarit ku një nga më të bukurit e sezonit, ishte pikërisht ai që i shënonte Tiranës në Gjirokastër.

Mesa duket, Rapo ka mësuar mirë të shënojë këtë sezon dhe sot, ai ka realizuar edhe “golin” e jetës, por këtë radhë, nuk ka vlerën e 3 pikëve por më shumë se kaq.

Ditën e sotme, Rapo ka zyrtarizuar fejesën e tij dhe këtë e ka bërë në një mënyrë mjaft të veçantë. Së bashku me të fejuarën, kanë zgjedhur stadiumin “Luftëtari” të Gjirokastrës, aty ku Donald Rapo ka arritur të shënojë me lehtësi një penallti përballë të fejuarës së tij. Padyshim, ky gol ka qenë më i veçanti dhe njëkohësisht i rëndësishmi për Donald Rapon. /Erjon Allaraj-VipSport.al/