VIDEO/ Interi pëson humbjen e parë të epokës Konte, Mançester Junajtid fiton me të rinjtë

Mançester Junajtid ka arritur të mundë Interin në ndeshjen e “International Champions Cup” me rezultatin e ngushtë 1-0, ku vendimtar ka qenë goli i shënuar nga Grinvud në pjesën e dytë të takimit. Pjesa e parë, u mbyll në barazim pa gola me dy skuadrat që kishin mundësi të bënin diçka por pa ia dalë.

Në pjesën e dytë, Solskjaer kreu edhe 10 zëvendësime duke bërë që lojtarët e sapo futur në lojë, të tregojnë vlerat e tyre. Në minutën e 75, arritën të gjenin golin e fitores ndërkohë që kanë rrezikuar edhe për të tjerë gola. nga ana tjetër, Interi e kishte të pamundur të kundërpërgjigjej.

Interesant ishte edhe fakti që lidhet me Romelu Lukakun, duke qenë se belgu ka mbetur sërish jashtë dhe ka qenë Solskjaer ai që ka menduar për të mos e grumbulluar. Sulmuesi belg i cili kërkohet nga Interi, e ka ndjekur këtë takim nga tribuna ku luante skuadra e tij aktuale me skuadrën e tij të ardhshme me shumë gjasa.

Mançester Junajtid-Inter 1-0
Shënues: 75’Grinvud

Formacionet:

Mançester Junajtid: De Gea, Uan-Bisaka, Tuanzebe, Lindelof, Shou, Matiç, Pogba, Xhejms, Lingard, Martial, Rashford.
Trajner. Ole Gunar Solskjaer

Inter: Handanoviç, Skriniar, De Vraj, D’Ambrosio, Dalbert, Sensi, Brozoviç, Galiardini, Kandreva, Esposito, Longo
Trajner. Antonio Konte