VIDEO / Individët bëjnë diferencën, Partizani i jep lamtumirën Champions në Baku

Në fund diferencën e ka bërë cilësia individuale e lojtarëve në fushë. Partizani i ka dhënë lamtumirën Ligës së Kampioneve në Baku, ku është mundur 2-0 përballë Karabakut në një ndeshje ku ka prodhuar pak, por ka shpërdoruar atë mundësi që kishte me Solomon për të kaluar turin.

Ashtu siç pritej, ishte një ndeshje tërësisht në mbrojtje për Partizanin, i cili ishte fokusuar vetëm të ruante portën të paprekur, duke dalë rrallëherë para. Taktikë që funksioni mirë në pjesën e parë ku Hoxha nuk kishte thuajse aspak punë. Por pastaj në të dytën, në rastin e parë të mirëfilltë që iu shfaq, Karabak gjeti rrjetën me Ozobiç dhe mund të kishte shënuar përsëri duke përfituar nga pasiguria që shkaktoi disavantazhi te të kuqtë për disa minuta.

Partizani kishte mundësinë e artë 15 minuta para fundit, kur Solomon u shfaq i vetëm para portës, por goditi dy herë topin në duart e portierit. Në fund, të kuqtë provuan me shumë forca të gjenin barazimin, por u ndëshkuan me një kundërsulm të shpejtë ku Kuintana i vendosi vulën kualifikimit në shtesë. /vipsport.al/

MINUTË PAS MINUTE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Karabak.

90’+4’ GOOOL Karabak, shënon Kuintana në kundërsulm.

90’+3’ Kuintana hyn në fushën e lojës në vend të Romero.

90’+1’ Tjetër goditje këndi për Partizanin, asnjë prej të kuqve nuk devijon sferën e më pas Vagner grushton para Ekuban i cili ndëshkohet me karton të verdhë pasi godet me gju brazilianin.

90’ Katër minuta shtesë.

90’ Goditje nga këndi për Parizanin, harkimi në zonë shkon te Ekuban i cili nuk kalon portierin kundërshtar.

88’ Partizani fillon të tentojë topin e gjatë drejt zonës kundërshtare dhe kthen Karabakun në mbrojtje

83’ Në lojë Braun në vend të Hakajt, më parë edhe Ekuban kishte zënë vendin e Solomon.

80’ Slavçev ka në këmbët e tij goditjen për të mbyllur ndeshjen, pro dërgon sferën mbi traversë.

76’ Sadigov gjen hapësira të pabesueshme në zonë dhe arrin të gjuajë në kuadrat, por Hoxha ndal sferën. Më pas, ka ping-pong në zonë, por porta e kuqë nuk rrezikohet. Nga ana tjetër niset një kundërsulm i shpejtë me Asanin i cili gjuan mbi traversë.

74’ Solomon shpërdoron golin e kualifikimit. Sulmuesi shfaqet i vetëm para portës por godet dy herë në duart e portierit.

73’ Ozobiç i lë vendin në fushën e lojës Slavçevv.

73’ Trashi ka një mundësi të mirë për të harkuar në zonë, por gabon gjithçka duke çuar topin në fundore.

72’ Partizani e ka të vështirë të vihet në kontroll të topit për të rrezikuar portën kundërshtare, pasi Karabak bën qarkullim të gjatë në mesfushë, duke mos lejuar të kuqtë të dalin nga gjysmëfusha e tyre.

67’ Goditje dënimi ballore e Karabakut, Romero harkon direkt në portë por sfera kalon mbi traversë.

66’ Gabim tjetër i prapavijës së Partizanit që lë Abdullajev të vetëm në zonë, Hoxha reagon mirë duke grushtuar goditjen e tij qendrore.

64’ Hakaj ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë.

63’ Romero provon nga distanca, asnjë shqetësim për portierin Hoxha.

61’ Në fushë Trashi në vend të Çinarit.

60’ Solomon shpërthen në krahun e majtë dhe arrin të gjuajë në portë, por sfera devijohet jashtë.

59’ Partizani mundohet të shtyjë më para, por nuk ia del që të krijojë raste edhe për faktin se Karabak po qarkullon shumë topin për të mos i dhënë mundësinë të kuqve të prodhojnë raste.

52′ Edhe Mamadov ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Çinarit.

51’ GOOOL Karabak, shënon Ozobiç. Ailton nga e majta harkon në zonë dhe Ozobiç me kokë dërgon sferën në rrjetë.

;

49’ Ailton nis topin në zonë, Ibrahimi e devijon dhe vendasit kërkojnë 11-metërsh, por kryesori bën shenj që loja të vazhdojë. Ndërkohë, një tjetër aksion i azerëve ndalet në një pozicion jashtë loje milimetrik po të Ailton në krahun e majtë të sulmit.

47’ Goditje dënimi në të majtën e sulmit të Karabak për një prekje të topit me dorë joekzistuese të Ibrahimit. Fatmirësisht në ekzekutimin e saj nuk ndodh asgjë dhe mbrojtja largon rrezikun.

46’ Fillon pjesa e dytë e ndeshjes në Baku.

45’ +1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’ +1’ Dy goditje nga këndi radhazi për vendasit nuk prodhojnë rrezik, pasi mbrojtja dhe Hoxha largojnë rrezikun.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

42’ Edhe Miçel ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Solomon.

40’ Ibrahimi mbyll mirë Abdullajev në fundore duke mos lejuar pasim në zonë e dhënë një goditje këndi. Harkimi i saj nuk sjell asgjë të re për vendasit, pasi mbrojtja e kuqe është e vëmendshme dhe largon topin.

37’ Medvedev ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal Hakajn në mënyrë të parregullt pranë zonës së skuadrës azere.

36’ Ozobiç provon nga distanca, por nuk shqetëson Hoxhën i cili shoqëron topin.

34’ Ekipi azer mundohet në çdo mënyrë që të harkojë topin nga krahët, por deri tani Partizani nuk ka lënë hapësira në qendër duke i detyruar sulmuesit e Karabak të kërkojnë topin larg në krah.

30’ Almeida del i vetëm në krahun e majtë dhe mundohet që të pasojë në qendër, por Bitri ndërhyn në momentin e duhur, duke larguar sferën.

28’ Tjetër tentativë e Çinarit, këtë herë nga krahu i djathtë duke detyruar Vagner që të devijojë sferën në goditje nga këndi.

25’ Partizani vazhdon të jetë i tërhequr në gjysmëfushën e vet, me vetëm Solomon i cili ka “lejen” për të sulmuar topi në gjysmëfushën kundërshtare. Shpërthimet e Partizanit deri tani janë vetëm me pasime të gjata të cilat shpesh nuk gjejnë lojtarin përpara.

21’ Zubir driblon tre lojtarë të Partizanit brenda zonës, duke arritur të futet në zonë dhe prapavija e të kuqve largon me vështirësi në goditje këndi.

18’ Medvedev lëshon një harkim perfekt në zonë për Zubir i cili me kokë, para Hoxhës gabon gjithçka duke kaluar sferën mbi traversë. Me fat të kuqtë që shpëtojnë nga një gol i sigurt.

12’ Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, Romero kërcen mbi mbrojtjen dhe gjuan drejt portës, por pret Hoxha në pozicion.

11’ Vjen thumbimi i parë i Partizanit me Çinarin në krahun e majtë që gjen hapësirën për të gjuajtur dhe provon me të djathtën e tij të gjejë shtyllën e dytë, por sfera përfundon jashtë.

10’ E njëjta tablo me ndeshjen e parë, ku Kaarabak kontrollon mbajtjen e topit, por nuk gjen asnjë hapësirë për të gjuajtur në portë.

8’ Abdullajev nga e majta nis sferën në qendër, topi përplaset te Ozobiç dhe fatmirësisht përfundon në duart e Hoxhës.

5’ Edhe Zubir mundohet nga krahu tjetër të marrë fundoren për të pasuar në qendër, përsëri fundore për Partizanin.

3’ Romero shpërthen në krahun e djathtë, por nuk arrin të gjejë hapësirën për të pasuar në qendër dhe del me gjithë topin jashtë vijës fundore.

1’ Fillon ndeshja me shkelmimin e parë të vendasve.

Karabak-Partizani 2-0
51′ Ozobiç, 90’+4′ Kuintana 

Karabak: Vagner, Ailton, Mamadov, Medvedev, Abdullajev, Sadigov, Mikel, Romero, Ozobiç, Almeida, Zoubir.
Trajner. Gurban Gurbanov

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Bitri, Hakaj, Telushi, Mala, Asani, Kordeiro, Çinari, Solomon.
Trajner. Franko Lerda