VIDEO/ Ibrahimoviç zihet me trajnerin kundërshtar: Shko në shtëpi k…. e vogël

Zlatan Ibrahimoviç ka arritur të mundë i vetëm skuadrën rivale të qytetit, Los Anxhelosin. Sulmuesi suedez arriti të shënonte 3 gola në fitoren 3-2, ku golat ishin njëri më i bukur se tjetri.

Përfundimi i takimit, nuk ka shkuar shumë mirë për sulmuesin i cili është parë shumë nervoz. Ai është kapur me trajnerin kundërshtar, të cilin edhe e ka ofenduar duke e quajtur “k**** të vogël” dhe duke i kërkuar që të shkojë në shtëpi pas ndeshjes.

Tashmë, i mbetet vetëm disiplinës të hetojë çështjen dhe të vendosë bnë lidhje me dënimin që mund t’i jepet suedezit, i cili u shpreh para ndeshjes se ishte një “Ferrari”. “Shko në shtëpi k**** e vogël, shko në shtëpi”, i ka thënë sulmuesi suedez trajnerit kundërshtar. /Erjon Allaraj-VipSport.al/