VIDEO / Humb penallti e pastaj shënon supergol, Bernard Berisha i jep fitoren ekipit në kampionat

Bernard Berisha është kthyer në formën më të mirë te Akhmat Grozni dhe këtë e ka treguar duke u bërë protagonisti kryesor i suksesit të kësaj skuadre në ndeshjen e parë të kampionatit, ndaj Krasnodar. Në sfidën e javës së parë të kampionatit, një gol i Berishës ka mjaftuar që Akhmat të siguronte tri pikët, për të nisur sa më mbarë këtë edicion.

Në fakt, Berisha ishte protagonist që në minutën e 10 të duelit, por aty duke humbur një penallti të cilën e kishte fituar po vetë. Ai goditi në duart e portierit kundërshtar tentativën e tij nga pika e bardhë duke shpërdoruar këtë mundësi të mirë për të kaluar në avantazh skuadrën.

Gjithsesi, ai shleu gabimin me një supergol në minutën e 28 të ndeshjes, duke realizuar me një gërshërë që gjeti në kundërkohë portierin që e deviji lehtë dhe e pa sferën të shkonte në rrjetë. Ky ishte goli i vetëm i sfidës ku Odise Roshi nisi ndeshjen nga stoli për t’u aktivizuar vetëm në minutën e 87 të sfidës. /vipsport.al/