VIDEO / Gol i Latifit, por e eliminon nga Champions ish-sulmuesi i Kamzës. Mund të luajë me Partizanin

Liridon Latifi është bërë sot protagonist i një ndeshje shumë të veçante, duke u aktivizuar në Ligën e  Kampioneve me fanellën e Sherif Tiraspol,. Sulmuesi ka gjetur rrjetën me ekipin moldav dhe ka qenë shumë pranë një mrekullie, por pastaj është dashur të dorëzohet dhe të kënaqet me vazhdimin në Ligën e Europës, i dënuar nga një gol i ish-sulmuesit të Kamzës, Ognjen Roloviç.

Sherif ishte mundur 3-0 në shtëpi në ndeshjen e parë në Ligën e Kampioneve nga Saburtalo e Gjeorgjisë, me Roloviç që kishte shënuar edhe atje një nga golat. Por në takimin e sotëm, Latifi  gjeti rrjetën që në minutën e tretë duke zgjuar ekipin e tij i cili shënoi edhe dy gola të tjerë të shpejtë, për të rihapur plotësisht kualifikimin.

Megjithatë, do të ishte një tjetër gol i Roloviç ai që do të vendoste fatin e duelit, pasi sulmuesi gjeti rrjetën në pjesën e dytë dhe vulosi rezultatin përfundimtar 3-1 që kalonte skuadrën gjeorgjiane në turin tjetër të Ligës së Kampioneve.

Tashmë Latifi dhe Sherif Tiraspol janë në pritje të mësojnë me kë do të ndeshen në turin e dytë të Ligës së Europës në javën e ardhshme. Sipas shortit të paracaktuar nga UEFA, përballë do të kenë humbësen e çiftit Karabak-Partizani.  /vipsport.al/

Saburtalo-Sherif Tiraspol 1-3
59′ Rolovic / 3’ Latifi, 8’ (ag) Margelashvili, 11’ Tambe