VIDEO / Gjyqtari i mohon penallti në shtesë, edhe Feronikeli largohet nga Champions

Një gabim i vetëm dhe një moment i diskutueshëm në minutën e parë shtesë të ndeshjes i ka kushtuar Feronikelit kualifikimin e mëtejshëm në Ligën e Kampioneve. Skuadra kosovare vinte sot në sfidën ndaj TNS me një barazim të rëndësishëm 2-2 të marrë në transfertë por ka mbyllur duelin ë Prishtinë me humbjen minimale 1-0 dhe është detyruar t’i japë lamtumirën turneut për të kaluar në Ligën e Europës.

Ishte një eliminim i padrejtë për mënyrën se si erdhi, pasi skuadra e Feronikelit prodhoi më shumë lojë dhe raste, në një stadium që ndryshe nga ndeshjet e tjera, kishte më mijëra sportdashës që dëshironin të shihnin kampionen e Kosovës teksa mundohej që të shkruante historinë duke kaluar në turin tjetër. Skuadra e Ramadanit nuk zhgënjeu në aspektin e lojës dhe krijoi disa raste me Hotin, Fazliun, Zekën e e Bojkun, duke provuar që të gjente rrjetën e portës së uellsianëve të cilët mbajtën topin, por nuk i afroheshin katërkëndorit të Smakiqit.

Por me gjuajtjen e parë të vërtetë në portë, ata arritën të gjenin rrjetën me të sapofuturin në lojë Ebe, i cili i harruar në zonë nga mbrojtja i vetëm me kokë dërgoi sferën në rrjetë. Feronikeli provoi deri në fund që të shënonte golin që do të sillte barazimin dhe do ta ndihmonte që të kalonte më tej, por ishte i pasaktë para portës.

Mundësia më e mirë ishte në minutat shtesë, kur një nga mbrojtësit uellsianë bëri një prekje të dukshme të topit me dorë në zonë duke devijuar drejtimin e sferës, por për gjyqtarin nuk ishte penallti, duke i hequr kështu mundësinë kampionëve të Kosovës që të vazhdonin në këtë turne. /vipsport.al/

Feronikeli-TNS 0-1
67′ Ebe

Feronikeli: Smakiqi, Lladrovci, Prekazi, Islami, Hoxha, Dabiqaj, Bojku, Hoti, Fazliu, Zeka, Rexha.
Trajner: Z. Ramadani

TNS: Herrison, Spender, Devis, Rutlexh, Brobëll, Mulian, Çizleviç, Eduards, Herrington, Drepër, Redmond.
Trajner: S. Rasko