VIDEO/ Drita firmos me ish-sulmuesin e Tiranës, braziliani rikthehet për herë të dytë në Gjilan

Klubi i Dritës së Gjilanit ka zyrtarizuar ditën e sotme marrëveshjen me sulmuesin Gilberto Fortunat. Emri i brazilianit nuk është i panjohur edhe për Kategorinë Superiore, teksa lojtari ka qenë pjesë e radhëve të Tiranës në vitin 2014, teksa me fanellën e bardhebluve ka arritur të shënojë edhe 5 gola.

Ndërkohë, në superiore, Gilberto ka mbrojtur edhe ngjyrat e Flamurtarit teksa në 12 ndeshje shënoi dy gola. Megjithatë, tashmë 31-vjeçari ka vendosur të luajë në superligën e Kosovës, teksa zyrtarizimin e ka bërë vetë klubi gjilanas nëpërmjet një video në Facebook.

Ndërkaq, në këtë rast bëhet fjalë për një rikthim pasi më herët Gilberto ishte aktivizuar me Dritën në vitin 2016, duke realizuar edhe 2 gola në 9 ndeshje. Në sezonin e fundit, sulmuesi ishte pjesë e skuadrës së Sport Boys në Bolivi. Sezonin e fundit, ekipi i Dritës e mbylli kampionatin në vendin e katërt, ndërsa me ardhjen e sulmuesit gjilanasit do të pretendojnë më shumë.

/Egi Çabeli-VipSport.al/