

Matajs De Ligt është mbrojtësi më i ri i Juventusit, ose më saktësisht do të jetë nesër sapo të përfundojë vizitat mjekësore dhe të hedhë firmën në kontratën që do ta lidhë me klubin bardhezi. Futbollisti ka mbërritur sonte në darkë në Torino, siç ka konfirmuar vetë klubi italian duke postuar video të tijën duke zbritur nga avioni.
De Ligt i dha fund kësisoj një prej telenovelave më të gjata të verës, duke zbarkuar në Torino për të firmosur me Juventusin, klub që e kërkoi me ngulm dhe ia doli që të siguronte firmën e tij përtej insistimit të Barcelonës falë edhe lidhjeve që ka me Mino Raiolën.
Vetë lojtari ka dashur që të dërgojë mesazhin e tij të parë si futbollist i bardhezinjve nëpërmjet rrjeteve sociale të klubit. “Përshëndetje bardhezinj, jam Matajs dhe jam më të vërtetë i lumtur që jam këtu”, ishin fjalët e ish-kapitenit 19-vjeçar të Ajaksit i cili vlerësohet si një nga mbrojtësit më me perspektivë në futbollin botëror. /vipsport.al/
ECCOLO! 😃 pic.twitter.com/Gznvp9WhQ3
— JuventusFC (@juventusfc) July 16, 2019
Un messaggio da Matthijs… ♥️👍 pic.twitter.com/eac7198jQ8
— JuventusFC (@juventusfc) July 16, 2019
more recommended stories
Te Bajerni fërkojnë duart, fitime rekord nga edicioni perfekt në Champions
Ndoshta në Bundesligë Bajern Mynih po.
Rakitiç ndryshon mendje, kroati i mbyll derën ofertave nga e gjithë Europa
Ivan Rakitiç nuk ka ndër mend.
Bufon dhe hakmarrja për vitin 2001 te Juventus: Më vjen keq për Interin ne Champions
Xhanluixhi Bufon është kthyer përsëri në.
Kontrata e çuditshme e Gatuzos te Napoli, 12 faqe me klauzola “private”
Xhenaro Gatuzos iu deshën 12 orë.
Leave a Comment