Video/ Charter super luks, ja avioni privat me të cilin do të udhëtojë Partizani në Baku

Ndeshja ndaj Karabak është shumë e rëndësishëm për klubin e Partizanit që nuk është kursyer për kushtet e përgatitjet më optimale të mundshme të ndeshjes ndaj azerëve. Kjo përfshin edhe udhëtimin, të cilin të kuqtë nuk do ta bëjnë me fluturime linje prej të cilëve do të shpenzonin shumë orë të lodhshme në tranzite në aeroport, por me një fluturim direkt charter për në kryeqytetin e Azerbajxhanit.

Ky udhëtim do të bëhet në kushtet më komode të mundshme pasi Partizani ka vendosur që për rrugëtimin vajtje-ardhje në Baku të kontraktojë një avion Chartet superluksoz të kompanisë KlasJet. Avioni Boeing 737-500 i saj është transformuar në “VIP Jet” duke ulur numrin e ndenjësve në 52 që udhëtarët të ishin në kushte sa më komode për fluturimet.

Ai përdoret zakonisht për fluturime të gjata e kjo është arsyeja pse Partizani ka zgjedhur pikërisht një Charter të tillë për të shkuar deri në Azerbajxhan, duke shpresuar që një udhëtim i tillë të mos krijojë lodhje te lojtarët, që të jenë në formën optimale për të dhënë maksimumin e tyre në ndeshjen e të mërkurës e për të synuar një kualifikim historik. /vipsport.al/