VIDEO/ Celina në superformë, ylli i Kosovës shënon një ‘perlë’ nga goditja e dënimit

Bersant Celina ka shkëlqyer në miqësoren e ditës së sotme me skuadrën e Suonsit. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës realizoi dy herë për të tijtë, në fitoren 1-3 përballë Ekseter. Ajo që bëri më së shumti bujë, ishte goli i minutës së 11-të nga Celina.

22-vjeçari ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi, teksa me gjithë përpjekjen, portieri kundërshtar nuk arriti të shmangte supergolin. Megjithatë, Celina nuk u ndal me kaq, teksa 10 minua më pas realizoi edhe golin e dytë personal.

Kështu, Celina tregon një formë të mirë para fillimit të kampionatit, teksa edhe në miqësoren e para pak ditëve më mirë, sërish gjeti rrugën e rrjetës. Sulmuesi u transferua në vitin 2018 te skuadra e Suonsit, ndërkohë që përgatitet të nisë një tjetër sezon në Championship.  /Egi Çabeli-VipSport.al/