VIDEO / “Bottletapchallenge” nga Hysaj, futbollisti i Çelsit tallet: Injorant!

Elseid Hysaj i është bashkuar sot sfidës virale që është përhapur në rrjetet sociale, asaj të tapës së shishes. Shumë sportistë apo figura të njohura kanë provuar këtë sfidë në mënyra nga më të ndryshmet e origjinalet, duke postuar rezultatet në rrjetet sociale.

Një listë të cilës i është bashkuar sot edhe Elseid Hysaj i cili ka postuar video duke hequr tapën nga një motor uji, ndërsa familjarët e tij mbanin shishen në varkë. Sigurisht, një mënyrë e veçantë për mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare, por që nuk ka mbetur pa u komentuar edhe nga kolegët e tij të cilët nuk kanë humbur rastin për ta tallur.

“Edhe tapën hidhe në ujë, injorant”, ishte komenti i mesfushorit të Çelsit, Zhorzhinjo, përkrah të cilit Hysaj ka luajtur dy vite me fanellën e Napolit. Një batutë më shumë se një kritikë pasi Hysaj nuk ka ngurruar të përgjigjet shpejt “e kemi marrë”, duke lënë të kuptohej se nuk kishte ndotur ambientin.

Një batutë tjetër ishte edhe ajo e Etrit Berishës. “Mos ma turbullo ujin para shtëpisë”, shkruante portieri i përfaqësueses shqiptare të futbollit. /vipsport.al/