VIDEO/ Befason Laçi në shtëpi, bën atë që nuk arriti… Interi

Laçi ka arritur të marrë një rezultat pozitiv në shtëpi, ku përballja ndaj Hapoel Ber Shevës ka përfunduar në barazim 1-1. Kurbinasit kanë kaluar të parët në avantazh me anë të Nuabuezes, megjithatë Hapoeli ka barazuar në pjesën e dytë.

Xhixha ka arritur të godasë shtyllën në pjesën e parë me një goditje nga një goditje nga mesi i fushës. Kujtojmë që Hapoeli në të kaluarën ka mundur Interin në dy ndeshje, duke e eliminuar edhe nga Liga e Europës pasi e mundte 0-2 në “San Siro” dhe 3-2 në Izrael. Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave.

Ndeshja

90+4′ Mbyllet sfida! Laçi merr barazim ndaj Hapoelit!

90+2′ Goditje dënimi për Laçin. Kroson Teko por gabon pasi topi shkon poshtë.

90′ Akordohen edhe 4 minuta shtesë.

86′ Largohet Sabag dhe vendin e tij e zë Jozefi, ndërkohë Xhixha i lë vendin Shtubinës.

85′ Goditje nga jashtë zone e Shamir, por topi përfundon në traversë! Me fat Laçi tashmë.

83’ Karton i verdhë për Julian Shehun pas një faulli të shkaktuar në mesfushë.

81′ Zëvendësim te Laçi, me Nuabueze që largohet dhe vendin e tij e zë Berisha.

78′ GOOOL Hapoel! Ka realizuar Levi pas një topi në zonë, duke gjetur një kënd të vështirë për Selmanin.

70’ Selmani kthehet edhe një herë tjetër në hero për Laçin, pasi ndal një tjetër rast. Sakaq, largohet Zrihan dhe vendin e tij e zë Levi.

68’ Shamir e sheh që ka një mundësi për të goditur nga distanca, por gabon pasi topi përfundon mbi traversë.

65’ Lushkja tashmë ka shkaktuar një faull dhe nëshkohet me karton të verdhë. Qarkullojnë miqtë dhe kërkojnë golin me krosime, por e kanë të pamundur.

62′ Mundësi për Hapoelin, por Selmani ndal 3 herë radhazi, duke pësuar edhe dëmtim, megjithatë pasi merr ndihmëne  parë, rikthehet.

54’ Mundësi e artë tashmë për Laçin me anë të Nuambueze i cili vetëm pak metra larg portës, godet topin në mënyrë të gabuar.

53’ Izraelitët mundohen të sulmojnë tashmë, por Gjoni arrin të ndalë mjaft mirë.

50’ Xhixha karikon sërish kurbinasit me goditjen e tij nga distanca, por topi ndalet në dy kohë nga portieri i Hapoelit.

46’ Nis pjesa e dytë e takimit, me kurbinasit që shkelmojnë topin nga mesfusha.

45+1′ Mbyllet e para, Laçi në avantazh!

45’ Akordohet edhe një minutë shtesë deri në përfundimin e pjesës së parë.

36’ Laçi tashmë është në vështirësi pasi Hapoeli po dominon me lojë duke kërkuar golin e barazimit, megjithatë, mbrojtja është vendosur mjaft mirë dhe nuk lejon hapësira.

30′ Xhixha godet nga mesfusha ku sheh portierin që ka dalë, por topi shkon dhe përplaset në shtyllë

29’ Goditje këndi për Hapoelin! Vjen krosimi në zonë aty ku miqtë synojnë të rrezikojnë portën e Selmanit, megjithatë largohet topi.

26’ Mundësi kundërsulmi për Laçin me anë të Tekos i cili avancon në drejtim të zonës izraelite dhe provon krosimin, megjithatë mbrojtja mike arrin të largojë.

25′ Mundësi e mirë për Hapoelin, por Selmani bën një pritje mjaft të mirë.

22’ Laçi mundohet të dalë para me anë të Shehut, megjithatë ka një ndërhyrje të gabuar nga Sabag i cili ndëshkohet edhe me karton të verdhë.

17’ Hapoel kërkon me çdo kusht golin e barazimit, megjithatë mbrojtja e Laçit është vendosur mjaft mirë dhe nuk lë hapësira duke bërë gjithçka më të lehtë për portierin.

13’ Tjetër mundësi e mirë për izraelitët megjithatë largohet topi.

12’ Vjen krosimi i lartë në zonë, aty ku del Selmani dhe largon rrezikun nga porta e tij, megjithatë Haselbak ka fituar një goditje dënimi për skuadrën izraelite.

11’ Hapoel mundohet të dalë para dhe të gjejë shpejt golin e barazimit, megjithatë e ka të vështirë. Këndore për izraelitët.

6’ Minuta të mirë për kurbinasit që mundohen të qëndrojë para me anë të Nuabuezes, megjithatë mbrojtja mike mbyll.

3’ GOOOL Laçi! Goditje dënimi në favor të Laçit. Vjen krosimi por largohet topi, ndërkohë që rinis aksioni dhe është Nuabueze ai që kalon Laçin në avantazh.

1’ Nis takimi me shkelmimin e parë nga miqtë.

Laçi-Hapoel 1-1
Shënues: 4’Nuabueze/ 78’Levi

Formacionet:

Lacci: Selmani, Gjoni, Injatovicc, Fangaj, Domgjoni, Lushkja, Shehu, Teko, Deliu, Xhixha, Nuabueze.
Trajner. Sulejman Starova

Hapoel Ber Sheva: Setkus, Biton, Vitor, Taha, Goldberg, Zrihan, Haselbaink, Shamir, Sabag, Vilccez, Sahar.
Trajner. Barak Bakhar