VIDEO / Aventurë e rrezikshme për Uanda Narën, përmbyset me motor uji ku humbi jetën futbollistja shqiptare

Duhej të ishte një xhiro e thjeshtë me motor uji në me miqtë e afërt, por ajo xhiro është kthyer në një aventurë të pakëndshme e të rrezikshme për Uanda Narën. Partnerja e Mauro Ikardit, nëpërmjet rrjeteve sociale ka treguar se ditën e djeshme është përmbysur në Liqenin e Komos me motor uji dhe është dashur ndihmë për t’i nxjerrë nga thellësia.

Ajo ka treguar se bashkë me një çift tjetër kishte dalë në liqen për xhiro, por në fund të tre kishin përfunduar në një barkë ndihme duke u kthyer në breg, sigurisht të qullur e me motorin i cili kishte nevojë për riparime.

Liqeni i Komos, dy javë më parë u bë arenë e një tragjedie pasi aty humbi jetën futbollistja shqiptare Florijana Ismaili, e cila kishte shkuar për t’u larë në një prej liqeneve më të thella të Europës. Uanda Nara dhe Mauro ikardi po kalojnë pushimet me familjarë dhe miq pikërisht në bregun e liqenit të Komos, në pritje që futbollisti të gjejë një sistemim të ri meqë do të largohet nga Interi. /vipsport.al/