VIDEO/ Agolli e bën rrugë në Amerikë, shënon një tjetër supergol dhe fiton sërish trofe

Ansi Agolli po kalon një moment mjaft të mirë në Amerikë, aty ku ka arritur të shënojë një tjetër gol me skuadrën e Nju Jork Kozmosit. Pak ditë më parë, Agolli realizoi një supergol fluturimthi, duke e ndalur topin në rrjetë ndërkohë që një tjetër gol nga distanca është shënuar nga ish-kapiteni i Kombëtares.

Në ndeshjen që skuadra e tij arriti të fitonte ndaj Baltimore me rezultatin 3-1, Agolli ishte vendimtar duke realizuar golin e dytë për skuadrën e tij, kur rezultati ishte 1-1. Pas një krosimi nga e djathta, topi ka shkuar te Agolli i cili ka goditur nga distanca duke shënuar.

Sakaq, ky ishte trofeu i dytë që Agolli fiton në pak ditë, duke qenë se vetëm pak kohë më parë arriti të fitonte Kupën e Konferencës ndërkohë që së fundmi fitoi trofeun e regjionit të verilindjes. /Erjon Allaraj-VipSport.al/