Vershtapen triumfon në garën e çmendur, Fetel rikuperon 18 pozicione dhe Hemilton e mbyll në vendin e 11

Ka qenë një garë e çmendur me plot kuptimin e fjalës ajo e zhvilluar këtë diel në Formula 1, në Gjermani në pistën e Hokenhaim. Në kaosin e krijuar në pistë një ndihmë të madhe i dha edhe shiu, ndërsa në fund triumfoi holandezi, Maks Vershtapen.

Por, përtej të gjithave të bën përshtypje rikuperimi prej 18 pozicionesh i Sebastian Fetel, i cili u nis nga vendi i 20 pas problemeve teknike në makinë ditën e provave. Megjithatë, në pistën e shtëpisë, gjermani nuk i zhgënjeu fansat e tij dhe të Ferrarit duke marrë maksimumin dhe duke u ngjitur në shkallën e dytë të podiumit. Sakaq, vendi i tretë ishte për pilotin Kiat.

Vlen të përmendet se pas një incidenti në pistë, Hemilton u penalizma dhe e mbylli garën jashtë pozicionit të pikëve, në vendin e 11. Ndërkohë, në pistën e Hokenhaimit nuk mungua as përplasjet në muret rrethuese, teksa nuk arritën të përfundonin cirkuitin Leklerk dhe Valteri Botas.

/Egi Çabeli-VipSport.al/