Valdet Rama “qan” pjesën e parë: Ishte penallti! Mund ta kalojmë Debrecenin

Valdet Rama është kthyer! Ndeshja e parë mes Debrecen dhe Kukësit ka treguar për të gjithë se mesfushori ofensiv është kthyer në formën e tij më të mirë dhe e vërtetoi këtë me driblime e aksione pa fund.  Fatkeqësisht për të dhe verilindorët, ato u mbyllën pa sukses, me golin që mund të ndihmonte ekipin të kualifikohej më tej.

“Në pjesën e parë kemi bërë një lojë shumë të mirë. Kemi pasur raste për të shënuar por fatkeqësisht nuk ndodhi. Në pjesën e dytë  ndodhi ajo që ndodhi dhe i pësuam ato gola dhe duhet ta rishikojmë dhe të mësojmë prej atyre gabimeve që kemi bërë”, tha ai në një prononcim për”SuperSport”.

Një nga rastet më të diskutueshme të ndeshjes, të cilën verilindorët e kontestuan gjatë, ishte penalltia që nuk u dha për një ndërhyrje pikërisht ndaj Ramës. “Për mendimin tim ishte penallti por gjyqtari e pa ndryshe. Një gol do të ishte me shumë vlerë për ne. Por vazhdimisht në futboll ndodhin gjëra që i kemi parë, duhet të besojmë se loja fillon prapë 0-0 dhe ne do të mundohemi të fitojmë  ndeshjen e të shohim se çfarë do të ndodhë më pas”, vijoi ai.

Por a besojnë të Kukësi se kanë forcën për të përmbysur një humbej 3-0? “Duhet të kemi besim, të gjithë duhet të kenë besim të plotë dhe të hyjmë me energji pozitive ne lojë. Besoj se Debreceni është një ekip të cilin kemi treguar se mund ta kalojmë”, theksoi Rama. /vipsport.al/