Uest Hemi gjen sulmuesin, transferon francezin nga Bundesliga dhe e kthen në lojtarin më të shtrenjtë

Klubi i Uest Hemit ishte vënë prej ditësh në ndjekje të sulmuesve pas largimit të Arnautoviç drejt Kinës. Londinezët fillimisht provuan një ofertë prej 60 milionë euro për Belotin, megjithatë Torino refuzoi kategorikisht. Por, ditën e sotme Uest Hem ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit francez, Sebastian Haller.

Lojtari vjen si një përforcim nga klubi i Eintrahtit të Frankfurtiti, ndërsa do t’i kushtojë arkave të anglezëve 42.5 milionë paund. Në këtë mënyrë, Haller kthehet në lojtarin më të shtrenjtë në historinë e Uest Hemit, duke lënë pas në këtë renditje Felipe Anderson.

Sakaq, futbollisti do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me Uest Hemin, . Në sezonin e kaluar, 25-vjeçari ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të Frankfurtit, teksa sulmuesi ia doli të shënonte 20 gola në 41 paraqitje mes Bundesligës dhe Ligës së Europës.

/Egi Çabeli-VipSport.al/