U rikthyen në të Parën, klubi juglindor nis organizimin

Devolli u ngjit në Kategorinë e Parë sezonin e shkuar, duke dal edhe nënkampion Shqipërie, ndërsa, dje ka pasur një takim mes krerëve më të lartë të klubit, stafi dhe skuadra.

Devollinjtë do t’i besojnë skuadrës së sezonit të shkuar, ndërkohë që sapo skuadra të nis punën do të ketë edhe prurje të reja. Nga sa bëhet e ditur, edhe në kategorinë e Parë, në sezonin e ardhshëm, skuadra do t’i ketë financat e garantuara.

Në Devoll duan që të ngrenë një ekip simpatik, që të mos e diskutojë mbijetesën në të Parën, por të synojë që të jetë në vendet e sipërme të renditjes në Grupin B të Kategorisë së Parë, ndonëse konkurrenca është e madhe.

E.S./Vipsport.al/