U largua nga Teuta, mesfushori që spikati me Flamurtarin ka oferta nga Superiorja

Sekou Kamara ishte titullar në Durrës, por edhe në Vlorë dy sezone më parë ku ka qenë një nga lojtarët më të spikatur. Tri javë më parë u largua nga Teuta, ndërsa duket se pas pushimeve në shtetin e tij, në Guine, ai është rikthyer në Shqipëri.

Në adresë të 22-vjeçarit kanë mbërritur disa oferta, e madje nga klube të njohura të Superiores, por edhe nga jashtë vendit. Pikërisht, dëshira e Kamarasë është që të luajë jashtë vendit duke qenë se tashmë ka eksperiencë.

Sekou Kamara ka qenë pjesë e skuadrave të Luzit 2008, Besëlidhjes, Flamurtarit, por edhe Teutës në sezonin e shkuar, ndërsa tashmë janë ekipe të tjera të elitës apo dhe në Kosovë që duan shërbimet e mesfushorit me tipare sulmuese.

E.S./Vipsport.al/