Tre brazilianë dhe katër ekuadorianë në Fier, Mërgjyshi rikthen edhe tifozët në stërvitje!

Apolonia pritet që të jetë mjaft aktive në merkato, pasi në Fier synojnë Superioren me çdo kusht dhe nga sa bëhet e ditur, javën që vjen pritet që të ketë zhvillime te myzeqarët në këtë aspekt.

Gjatë kësaj jave që vjen, veç futbollistëve nga tregu vendës, pritet të mbërrijnë në Fier edhe 3 brazilianët e anonçuar më parë: një qendërmbrojtës, një mbrojtës krahu dhe një sulmues. Pak ditë më pas priten edhe 4 ekuadorianët, nga të cilët 3 janë sulmues dhe 1 mesfushor i avancuar.

Por, ajo që të bën përshtypje është se me ardhjen e trajnerit Mërgjyshi, në skuadër situata ka filluar që të ndryshojë për mirë, madje tifozët janë rikthyer madje edhe në stërvitje duke ndjekur zhvillimet e reja në skuadrën e tyre të zemrës.

E.S./Vipsport.al/