Trajneri që shpalli Partizanin kampion pas 26-vitesh rikthehet dhe inauguron stadiumin në Tropojë!

Një stadium modern i shtohet hartës së futbollit. Valbona që ka marrë pjesë në garat e Kategorisë së Tretë, por shpesh për mungesë financash nuk është regjistruar në Kategorinë e Dytë, do të ketë një nga stadiumet më të mira.

Tropoja e futbollit duket se ka filluar që të rikthehet dhe e ka nisur nga stadium, që është me kushte thuajse edhe si disa impiante të elitës në vendin tonë. Sot, në ceremoninë nuk kanë munguar personalitete të sportit, por edhe Skënder Gega, tropojani që shpalli pak muaj më parë Partizanin kampion.

Madje, kryebashkiaku Besnik Dushaj i Bajram Currit e ka dekoruar edhe me çmimin “Qytetar Nderi” i Tropojës, ndërsa gega ka pohuar pas çmimit se: “Jam i kënaqur dhe i lumtur që Bashkia, me kryetarin Besnik Dushaj… i falënderoj nga zemra për këtë nder, për këtë respekt që kanë bërë për mua, për familjen. Por edhe klubit Valbona, që në vitet e fundit nuk e ka pasur vendin aty ku i takon, por e ka një “gen” dhe me këto kushte që janë krijuar besoj se gjithçka do të shkojë mire, ” – përfundoi Gega.

E.S./Vipsport.al/