Totenhem heq dorë nga talenti italian, Juventusi e mban nën mbikëqyrje

Totenhemi duket se do të jetë aktive në këtë merkato duke qenë se në dy sezonet e fundit, nuk ka blerë asnjë futbollist ndërkohë që pak javë më parë, nënshkroi me N’Dombele. Sakaq, një tjetër objektiv i Totenhemit, ishte talenti italian i Romës, Nikolo Zaniolo.

Palët kanë qenë në bisedime për shërbimet e 20-vjeçarit, por nuk kanë arritur të gjejnë një marrëveshje e tani. Kjo ka bërë që Totenhemi të heqë dorë nga shërbimet e tij, pasi nuk ka pranuar të ofrojë aq sa Roma ka kërkuar. Skuadra londineze synonte të ofronte 23 milionë euro dhe shërbimet e Alderveireld por ky propozim është hedhur poshtë.

Sakaq, nga kjo mosmarrëveshje duket se përfiton vetëm Juventusi. Bardhezinjtë duan shërbimet e talentit, por të paktën jo këtë merkato dhe nëse Zaniolo qëndron te Roma edhe këtë sezon, atëherë Juventusi do të kishte mundësi të bënte ofertë në verën e ardhshme, pasi ai të jetë ambientuar më mirë me futbollin italian. /Erjon Allaraj-VipSport.al/