Tirana zyrtarizon një tjetër portier, nënshkruan me talentin vlonjat

Tirana nuk ta ndalur në ditën e sotme për sa i përket afrimeve në merkato. Pasi prezantoi sulmuesin Ismail Dunga, më pas erdhën në radhë edhe prezantimet e mbrojtësit Kostandin Kariqit dhe portierit Edvan Bakaj. Tashmë, bardheblutë kanë zyrtarizuar marrëveshjen me gardianin Pano Qirko.

20-vjeçari është një prodhim i akademisë vlonjate, teksa në sezonet e fundit, portieri ka qenë pjesë e skuadrës së parë. Ndërkohë, Qirko ka firmosur një kontratë e cila do të mbajë të lidhur me kryeqytetasit për tre vite, ndërsa është një përforcim i rëndësishëm për të ardhmen.

“Pano Qirko eshte nje tjeter perforcim per porten e Tiranes. Futbollisti 20-vjecar ka nenshkruar sot per 3 vite bardheblu. Ish portieri i Flamurtarit, Qirko eshte nje futbollist me te ardhme dhe vjen te Tirana si nje investim dhe perforcim me vlera per porten bardheblu”, shkruhej në njoftimin e Tiranës.

/Egi Çabeli-VipSport.al/