Tirana rikthen në shtëpi portierin, Bakaj firmos me bardheblutë

Tirana ka vendosur të rikthejë në shtëpi portierin Edvan Bakaj. Klubi bardheblu ka zyrtarizuar marrëveshjen me gardianin, teksa ka firmosur një kontratë njëvjeçare. Bakaj në sezonin e fundit ka qenë pjesë e Luftëtarit, ndërsa ka qenë pjesë  e kryeqytetasve për tre vite, nga 2014-2017.

Kështu, 31-vjeçari do të rikthehet të mbrojë ngjyrat e klubit të zemrës, ndërsa do të rivalizojë me postin e titullarit me Alesio Abibin. Ishte vetë klubi i Tiranës, të cilët nëpërmjet njoftimit në faqen zyrtare në Facebook, lajmëruan për arritjen e marrëveshjes. Në këtë mënyrë, Bakaj përgatitet të nisë sërish një tjetër aventurë me bardheblutë.

“Edvan Bakaj rikthehet ne shtepi. Portieri 31-vjecar do te jete serish pjese e Tiranes. Sot ka nenshkruar zyrtarisht marreveshjen e re per nje vit. Bakaj ka luajtur si bardheblu per tre vite dhe vjen serish si nje perforcim me vlera per porten. Ne sezonin e fundit ishte pjese e Luftetari”, shkruhej në njoftimin e klubit.

/Egi Çabeli-VipSport.al/