Tirana nuk ndalet në merkato, firmos me mbrojtësin 22-vjeçar

Klubi i Tiranës ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit Konstadin Karriqi. Futbollisti 22-vjeçar vjen si një përforcim nga radhët e skuadrës greke të Volosit. Kështu, pas transferimeve në repartin e mesfushës dhe të sulmit, ku janë zyrtarizuar kontratat me Elton Kale, Agustin Torasën, Idriz Bathën dhe Ismail Dungën, tashmë kryeqytetasit kanë menduar edhe për repartin e prapavijës. 22-vjeçari, më parë ka qenë pjesë edhe e shpresave të Shqipërisë U 21.

Ndërkohë, mbrojtësi mund të mbulojë më shumë se një pozicion në prapavijë, duke shtuar alternativat për trajnerin Ardian Mema. Njoftimin për transferimin e lojtarit e ka bërë vetë klubi 24-herë kampion, nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook.

“Kostandin Kariqi eshte perforcimi i rradhes per Tiranen. Mbrojtesi 22-vjecar ka firmosur per dy vite si bardheblu.Kariqi vjen nga kampionati grek ku sezonin e fundit eshte aktivizuar me skuadren e Volosit. Me pare ai ka qene pjese e Kombetares U-21 te Shqiperise. Nje perforcim me vlera per repartin difensiv ku Kariqi luan ne disa pozicione”, ishte njoftimi i klubit të Tiranës.

/Egi Çabeli-VipSport.al/