Tirana luan testin e parë pa dy titullarët problematikë, të ardhurit kanë shansin të tregojnë veten para Memës!

Tirana vijon përgatitjet në Ohër, teksa sot do të luajë edhe testin e parë miqësor, përballë skuadrës nga Xhepçishti i Tetovës, Renova, por situata në kampin kryeqytetas nuk është aspak e qetë.  Takimi është menduar që të luhet në orën 17:30 në stadiumin e Ohrit.

Me Hasanin e pezulluar pas sherrit me Torasën në stërvitje apo dhe me Ngonë që vazhdon të mungojë, trajneri Mema është duke stërvitur lojtarët që ka në dispozicion.

Bardhebutë pritet që të shtojnë organikën, pasi merkato ende nuk ka përfunduar sipas klubit, ndërsa në Ohër mendohet që krahas testit me Renovën të luajnë edhe 2-3 miqësore të tjera të cilat do t’i vlejnë Memës për të parë me imtësi gjendjen e skuadrës dhe lojtarëve, por edhe harmonizimin me ekipin të afrimeve të kësaj vere.

E.S./Vipsport.al/