Teuta rikthehet nesër në stërvitje, dy titullarët kanë probleme!

Teuta u rikthye dje nga Bullgaria ku edhe ka qenë duke zhvilluar për dy javë fazën përgatitore, madje luajtur edhe 4 ndeshje miqësore me ekipe vendase dhe jo vetëm. Durrsakët janë lënë pushim në ditën e sotme nga trajneri Blendi Shkëmbi, ndërsa nga sa mësohet, nesër ata do t’i rikthehen stërvitjeve në Durrës.

Ndërkohë, sot në pistën e stadiumit “Niko Dovana” janë parë që të stërviten dy lojtarët e huaj, mesfushori nga Guinea, Lancinet Sidibe si dhe mbrojtësi Todorovski.

Të dy kanë probleme të lehta dëmtimesh, ndërsa pritet që nesër të shihet nëse ata do të stërviten me pjesën tjetër të skuadrës apo do të vazhdojnë që të përgatiten në mënyrë individuale.

Durrsakët në Kupat e Europës do të ndeshen me letonezët e Ventspils dhe synojnë që të kalojnë turin, ndonëse do të kenë përballë një kundërshtar mjaft të vështirë.

E.S./Vipsport.al/

 

more recommended stories